Sali Berisha, sipas Marko Bellos: Rroftë Republika e Kokëderrave!

Nuk ka hezituar ta shfrytezoje politikisht thenien e Pandeli Majkos ne Top Story kur tha se “Edi Rama eshte kokederr, ne sensin qe ben pune”. Dhe kjo thenie e vitit e Majkos tashme ka pushtuar web-et dhe mediat online.  Ndaj edhe ish-kryeministri Berisha e mori duke e perdorur me sarkazem edhe nje prononcim te ish-deputetit te PS-se Marko Bello. Berishes i erdhi tek dera “arma” per ne parlament dhe mendohet se diten e enjte do ta nis fjalimin e tij me fjaline “Zoti Kokederr!”.

Nga Sali Berisha

(Facebook)

Nje mesazh ofendues ndaj Edvin Kristaq Rames ka dhene sot bashkefshatari i tij, ish deputet dhe minister i PS, z. Marko Bello duke leshuar kushtrimin: Rrofte Republika e Kokederrave!

Marko eshte njeriu qe njeh rrenjet me te thella dhe me te hershme te Rames, bashkefshatarit te tij, qe ne kohen kur stergjysherit e tij ruanin si lopçare dhe derrare ne fshatin Mbreshtan, rreze Shpiragut, lopet dhe derrat e zingjineve te fshatit!

Ne rastin e kushtrimit te Markos, Rrofte Republika e Kokederrave, ata e hengren sapunin per djath. Ata menduan se Marko e ka fjalen per kokefortesine e Edi Rames. Ne fakt kjo eshte e vertet vetem pjeserisht, sepse Marko ne vend qe ti thoshte Rrofte Republika e Derrareve apo Lopcareve, duke evokuar keshtu te paret e Edi Rames, e zbuti. Ai nuk shkoi te genet dhe u mjaftua duke quajtur Ramen kokederr. Neser me sa duket do degjojme thirrjen tjeter “Rrofte Republika e Kokelopeve”!! sb

SHKARKO APP