Berisha:Qeveria Rama -Kokedhima, ndihmon ISIS me kanabisin e saj!
Nga Sali Berisha
(Facebook)
Kjo eshte nje akuze teper e rende e bere nga e perditshmja britanike “Daily Mirror” per vendin tone. Sipas kesaj gazete, pas bllokimit te mbjelljeve ne Lazarat, ISIS blene fermat e kanabisit ne zonat malore te vendit dhe kontrollon tregun prej 4 miliarde dollaresh te tij ne Britanine e Madhe, ku shitet nga xhihadistet kanabisi i Shqiperise.
Gazeta njofton per ekzistencen e flotes ajrore dhe detare te transportit te kanabisit nga Shqiperia ne Itali. Jane apo jo te verteta pretendimet e Daily Mirror une nuk mund te them por e vertete e pamohueshme eshte:
-Inkurajimi nga zyrtare aktual dhe rritja me dhjetera e me shume here e mbjelljes se kanabisit ne çdo skaj te vendit, faktuar nga harta e ndertuar duke u bazuar vetem ne operacionet e njoftuara te policise
-Tepelena u shnderrua ne kryeqytetin europian te kanabisit. Vetem ne kete rreth eshte mbjellur, me nxitjen direkt te qeveritareve lokal dhe qendror, 5 here me shume kanabis sesa ç’mbillej ne Lazarat!
-Zoterues kryesor te plantacioneve te kanabisit, ne Tepelene, Delvine, Librazhd, Kruje, Malesi e Madhe, Dukagjin etj, jane familjaret, qeveritaret qendror dhe lokal, deputete te PS!
-Perdorimi i mjeteve, makinave dhe skafit te Ministrit te Brendshem nga kushurinjte e tij per trafik droge.
-Perdorimi ne shkalle te gjere i avioneve dhe skafeve per transportin e droges ne Itali. Vetem ne nje linje ajrore te ketij trafiku me nje grup te Vlores jane bere, jane regjistruar 75 fluturime Shqiperi (Vlore) – Itali (Puglia).
Akuzat e te perditshmes britanike vijne pas akuzave te tjera shume te renda si ajo se terroristet ne atentatet e Parisit kane perdorur kallashnikove te trafikuar nga Shqiperia.
Keto akuza jane tejet te renda dhe kompromentuese, ato deshmojne se lidhjet koke e kembe te Edvin Kristaq Rames me krimin e organizuar jane ne Shqiperi nje prapavije kercenuese e ISIS dhe perbejne rrezik te madh per Shqiperine dhe me gjere! sb