Besart Xhaferri sfidon kupolen e vjetër në PD: Duhet rinovim në kupolë!

Demokrati i ri dhe me integritet deputeti Besart Xhaferri ka dalë hapur duke thënë se në prill 2026 mbaron mandati i Sali Berishës si kryetar në PD dhe nëse ai nuk arrin dot të detyrojë Ramën të përsërisë zgjedhjet parlamentare, pasi ato janë manipuluar nga Rama, siç themi në Selinë Blu, atëhere Berisha duhet të ikë nga drejtimi i PD.

Në fakt kjo deklaratë e tij ka shkaktuar irritim të madh në kupolën e vjetër të PD. Shumë prej tyre e kanë quajtur këtë deklaratë një marrezi e tij, kurse shumëkush nga demokratët e thjeshtë e kanë mbështetur, sepse po bëhen 12 vite në opozitë dhe gjasat janë edhe katër vite të tjera, në mos edhe në vitin 2029 prapë i fiton Edi Rama sa kohë që Berisha drejton PD.

Si për t’iu përgjigjur Besart Xhaferrit dhe disave në PD që nuk flasin por fërkojnë shpatullat në errësirë deputetit të ri, doli Berisha dhe tha se do të garojë prapë në prill 2026 për kryetar duke shtuar se “të gararojë kush të dojë me mua!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kujt ia mban të garojë përballë Berishës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjerit!

Pra prapë Berisha kryetar i PD deri në vitin 2030.

Ndërkohë intelektualët që luftuan për ndryshime në PD dhe për të krijuar një drejtim të ri e të besueshëm jo vetëm nga populli opozitar, por edhe nga pjesa e elektoratit gri si Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi, Tomor Alizoti, etj po heshtin.

Ka mbetur vetëm Besart Xhaferri një zë në shkretetirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?