Besjan Pesha kërcënon Veliaj:Dil, po ta mbajti, të martën tek Bashkia!
I ftuar në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë” Besjan Pesha drejtuesi i një forumi për mbrojtjen e të drejtave të biznesit të vogël, dikur ish bashkëpunëtor i MJAFT, tha se taksat për biznesin e vogël janë rritur në mënyrë drastike nga Erion Veliaj. Ai tha se po falimenton biznesi i vogël nga Erion Veliaj ndaj ditën e martë , ora 10.00, bëri thirrje që të mblidhen gjithë tregtarët e Tiranës para zyrës së kryetarit Erion Veliaj për të protestuar.
Në një moment Besjan Pasha tha se nëse ia mban Erion Veliajt le të dalë para protestuesve ditën e martë, ora 10.00 ! Ishte një kërcënim që në bashki e kanë pritur me ironi. Një përfaqësues i bashkisë tha se nga Besjan Pesha duhet të ruajmë sendet e zyrave të bashkisë nëse don të hyjë brenda me forcë! Një përgjigje me shumë kuptime për zotin Pesha.
Ndërkohë sipas stafit të Besjan Pesha ditën e martë do të jenë mbi 3 mijë tregtarë të vegjël apo të mesëm, të cilëve taksat e reja të Erion Veliajt i falimentojnë ose siç ata pohojnë do të mbesin mbi 80 mijë vetë pa punë nëse nuk ulen këto taksa drastike.
Mësohet se policia akoma nuk ka dhënë lejen përkatëse për mitingun e ditës së martë.