Beteja në PD për te “lista e sigurtë”

Në PD luftohet, në pamje të parë, kundër qeverisë dhe kryeministrit, por në thelb beteja mbetet brenda radhëve demokrate, sidomos nga deputetët akutalë, se kush do të jetë te lista e sigurtë e kandidatëve për deputetë, që do të firmos Berisha.

Nëse shikon me kujdes deputetët antiBerishë tani janë kthyer në “luftëtar” të radhës së parë për të djegur apo për t’u përplasur në parlament. Janë gati të hidhen edhe në mes të zjarrit që prodhojnë vetë në sallën e Kuvendit, mjafton që të bien në sytë e liderit demokrat.  Duke e ditur se do të jetë e vështirë, në mos e pamundur, që të jenë deputetë të sigurtë, sepse qënia në opozitë edhe pas vitt 2025 duket e garantuar, prandaj turren me djegie dhe duke bërë heroin e radhës së parë.

Realisht pas 12 viteve pushtet PS-ja duhet të ikte, por është vetë Selia Blu dhe Berisha që nuk garantojnë fitore. Kjo për njëmijë e një arësye!

Por arësyeja e parë është se PD-ja nuk krijon besim ndër vetë demokratët e jo më të shtresat e tjera të popullsisë.

E dyta Berisha nuk duhej të shpallte vetveten kandidat për kryeministër. Më mirë të thoshte se do të jetë Argita Malltezi apo Tomor Alizoti, pasi mund të krijonte një atmosferë më inkurajuese për betejën e zgjedhjeve, se sa vetë personalisht sepse ka hapur SHBA kundër. Natyrisht që nuk voton Amerika këtu, por historikisht që nga viti 1992 askush që ka patur Uashigtonin kundër, nuk ka fituar.

Ndaj duke e ndjerë se do të mbeten në opozitë, deputetët kanë filluar të bëjnë luftëtarin në parlament, që ti shikojë lideri i PD, or realisht Berisha i njeh mirë, ua njeh spërdredhjet dhe mundësinë që pas zgjedhjeve të vitit 2025, do ti sulen pikërisht ata që do të kërkojnë të jenë të lista e sigurtë.

Sa me shumë afrohemi për te dita kur lideri demokrat do të dorëzojë në KQZ listën e deputetëve të sigurtë, aq më shumë do të radikalizohen ata kundër kryeministrit.

Dhe kur të jenë deputetë dhe kur PD-ja të mbetet prapë në opozitë, pikërisht këta do të ulen në prehrin e Edi Ramës.

Saliu e di mirë se pse bëjnë si heronjë ata që donin ta shkonin në hell Saliun!

Është lista!

SHKARKO APP