Beteja për Diasporën
Tashmë nisur nga sondazhet me diferencë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës , ku mbizotëron me dyfish të votave pro PS, pra flitet për votat brenda territorit të Republikës, beteja duket hapur se ka kaluar te votat e Diasporës.
PD-ja synon që mund të përmbysë votën në Shqipëri, kurse PS-ja për ta blindojë fitoren dhe për një mandat të katërt. Por realisht të dyja forcat politike kryesore e kanë me merak votën në Diasporë edhe për faktin se nuk mund të bëjnë sondazhe të sakta siç ndodhë brenda shtetit shqiptar.
Ndaj nisur nga fakti që PD ka nisur Jozefina Topallin dhe një numër deputetësh në çdo shtet ku ka shumicë votash nga emigrantët, si dhe nga turravrapi i Taulant Ballës sa në SHBA e sa në Kanada, të cilit i janë shtuar edhe dy ministra të kabinetit, Ogerta Manastirliu dhe Arbjan Mazniku, tregon se Edi Rama dhe Sali Berisha po përqendrohen në diasporë.
Edhe numri dy në qeveri, Belinda Balluku, ka shkuar disa herë në Greqi, ku siç tregojnë videot dhe fotot, por edhe nga vetë pjesmarrësit në këto takime, ajo është pritur mjaft me entuziazëm. Sot ishte Elisa Spiropali, kryetarja e parlamentit, në Selanik të Greqisë.
Po kështu Sali Berisha ka prerë bileta avioni për të takuar shqiptarët në Gjermani, Itali dhe Greqi, ndërsa në SHBA e në Britaninë e Madhe nuk shkel dot si nongrata.
Berisha shpreson se administrata e presidentit Trump do t’i heq “nongratën”, por kjo mbetet me “nëse…”.
Burime të mirëinformuara tregojnë se po përgatitet edhe një takim tjetër i kryeministrit Rama me shqiptarët e Greqisë, pa harruar Italinë, Francën e Gjermaninë.
Diaspora voton për herë të parë në zgjedhjet e Shqipërisë, ndaj mbetet interesante vota e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

