Biberaj: Tërheqja e monitoruesve nga KE-ja s’ka ndodhur as në konflikte të armatosura

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj përshëndet vendimin e Këshillit të Europës për tërheqjen e monitoruesve nga zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Biberaj shprehet se tërheqja e monitoruesve nga KE-ja s’ka ndodhur as në vendet me konflikte të armatosura.

Reagimi i plotë i Biberajt

Përshëndes vendimi e Këshillit të Europës për tërheqjen e monitoruesve nga farsa e 30 qershorit!

Të dashur miq,
Siç mund ta dini, Këshilli i Europës, organizata më e madhe politike në Europë, me rreth 650 deputetë (anetarë plus zevendesues) nga 47 vende anëtare dhe një popullsi rreth 820 milion banorë, vendosi sot të terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit. Keshilli i Europës ka një histori dhe traditë 70-vjeçare, në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës, dhe të drejtave të njeriut, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe institucionet e Asamblesë Parlamentare, Komitetetit të Ministrave, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykatës së të Drejtave të Njeriut si dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut. Eshtë hera e parë në historinë e pas viteve ’90, kur KE tërheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gjë që s’ka ndodhur as në kohën e konflikteve të armatosura Ukrahinë-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as në kohën e konflikteve të armatosura etnike në Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve në Bjellorusi, Moldavi apo në ish-republikat e tjera të ish-Bashkmimit Sovjetik. KE është institucioni kryesor monitorues i respektimit të standarteve të demokracisë, shtetit të së drejtës si dhe të drejtave të njeriut, në Europë, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është institucioni kryesor për monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore në Europë. Tashi është radha besoj e OSBE-ODIHR të tërheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolegë por edhe si ish-Zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, falenderoj deputetët e nderuar të KE-së për vendimin e tyre absolutisht të drejtë në respektim të vlerave bazë të Europës dhe KE-së për demokracinë, shtetin e së drejtës si dhe të drejtave të njeriut!

SHKARKO APP