Bie qeveria në Austri, kancelari Kurz shpall zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar këtë të shtunë se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur. Kjo vjen pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët.

“Mjaft është mjaft”– tha Kurz sot gjatë konferencës për media, duke shtuar se ai nuk do të këmbëngulë që partia e zv.kancelarit të qëndrojë në koalicion, për shkak se ata ishin përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, raporton Euronews.

“…Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërrasë zgjedhje të parakohshme”,- tha Kurz.

Sipas dy mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me një qytetare ruse i kishin premtuar asaj tendera, nëse do të financonte fushatën e tyre.

Pavarësisht motiveve që çuan në rrëzimin e qeverisë, ngjarja e Austrisë tregon sesa larg është Shqipëria nga standardi politik. Në Shqipëri këto kohë kanë ndodhur pa fund skandale të ngjashme, por asnjë herë, në asnjë moment, kryeministri Edi Rama jo vetëm s’ka menduar zgjedhje e parakohshme, por as nuk ka larguar nga detyra zyrtarët e përfolur.

SHKARKO APP