Bie teleferiku në Itali, vdesin 14 vetë. Po në Tiranë e kontrollon njeri sigurinë e teleferikut?

Në Itali vdesin 14 veta nga këputja e kabllit të teleferikut. Por nisur nga tragjedia italiane lind pyetja: po në Tiranë e kontrollon njeri gjendjen teknike të teleferikut? Nga qyteti për në malin e Dajtit (edhe kthim) udhetojnë qindra njerëz. Ndaj nisur nga ngjarja në Itali duhet që institucionet përkatëse të kontrollojnë edhe teleferikun e Tiranës.

Të shtunën teleferikët në Itali u hapën sërish për publikun. Të dielën ndodhi tragjedia. Numri i viktimave u rrit të dielën në 14 vetë. Fillimisht trupat e shpëtimit nxorrën 13 viktima dhe dy fëmijë të lënduar rëndë por një fëmijë humbi jetën pak më vinë në një spital të Torinos.

Teleferiku të çon nga bregu perëndimor i Liqenit Maggiore në malin Mottarone, 1500 metra të lartë. Ende nuk dihen arsyet e sakta të rrëzimit të teleferikut, por me gjasë është këputur një kabllo. Ministria italiane e Infrastrukturës ka nisur një hetim të hollësishëm. Pamjet tregojnë një kabinë të teleferikut të shkatërruar nga rrëzimi në një shpat të malit, pjerrësia vështirësoi edhe punimet e forcave të shpëtimitt ë dielën.

Italien Seilbahnunglück Piemont

Pas tragjedisë të dielën, kryeministri Mario Draghi shprehu “dhimbjen e thellë” për humbjen e jetëve të njerëzve. Presidenti i rajonal i Piemontit, Alberto Cirio deklaroi, se nga kjo tragjedi kemi mbajtur të gjithë frymën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?