Bilanc lufte te “Astir”, 10 banorë të plagosur dhe 5 policë (FOTO-VIDEO)
Përplasja e banorëve të “Astir” dhe policisë së shtetit ka lënë pas, deri në orën 12:30, 10 qytetarë të plagosur dhe 5 policë. Tensionet nisën në orën 06:00 të mëngjesit, kur qindra forca policie rrethuan zonën e Unazës së Re dhe mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën shembjen e disa banesave.
Banorët e “Astir” kanë rezistuar duke kundërshtuar hyrjen e mjeteve, ndërkohë policia ka përdorur në mënyrë masive gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. IKMT njoftoi se janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Ndërkohë banorët thonë se nuk kanë marrë dëmshpërblimet dhe prishja e banesave po bëhet pa asnjë bazë ligjore.
Të dhënat për të plagosur nuk janë zyrtare. Përfaqësues të opozitës që kanë vizituar banorët e lënduar thonë se po fshihet numri real i qytetarëve që janë keqtrajtuar. Ndërkohë Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se policia nuk i ka lejuar as të shohin nga afër gjendjen e qytetarëve që janë plagosur. Ish-deputetë të opozitës deklaruan se sjellja e policisë në aksionin e sotëm ka qenë çnjerëzore duke dhunuar gra dhe fëmijë që mbrojnë pronën e tyre të ligjshme.
Emrat e banorëve të lënduar që gjenden në sital
1-Mahmut Imallari 57 vjeç
2-Isuf Gjata 80 vjeç
3-Artur Muja 43 vjeç
4-Gentjan Alla 36 vjeç
5-Cerciz Jace 74 vjeç
6-Adelina Shehu 46 vjeç
7-Dhurata Shehu 69 vjeç
8-Alda Hajdarasi 20 vjeç
9-Lindita Protoduari
Lexoni edhe
- Dalin emrat/ Ja kush janë banorët e lënduar në zonën e Astirit
- “Zëri i Amerikës” transmeton Live situatën e tensionuar te Unaza e Re
- Unaza e Re, Manjani thirrje policisë: O me popullin, o me banditët që qeverisin!
- “Rama si Millosheviçi”, Paloka: PD në qeveri do t’i kompensojë
- Beteja te Astiri/ Momenti kur banorja Lindita Protoduari transportohet me ambulancë