Biografia e David J. Kostelancik, diplomati i SHBA-së që pritet të vijë në Tiranë. Flet edhe shqip

David Kostelancik pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë. Pas marrjes të pëlqimit nga qeveria shqiptare, ai është nominuar nga presidenti Jo Biden për të shërbyer në vendin tonë. Tashmë pritet dëgjesa dhe miratimi në Senatin Amerikan të kësaj kandidature për ambasador në Shqipëri.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon. Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

Nëse senati do ti japë dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të jetë hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri. Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente. Përmes sjelljes në rajon të një eksperti për çështjet e Rusisë, DASH reazilon atë që nuk mundi të bëjë me dërgimin në Shqipëri të nominuarës për ambasadore Kathleen Ann Kavalec.

Ajo u bllokua në senat në vitin 2019 përmes një lobimi i cili më pas u identifikua se kishte ardhur përmes pagesave të një kompanie lobuese, nga Partia Demokratike. Vendin e Kathleen Ann Kavalec e zuri Ambasadorja Yuri Kim. Ardhja si ambasador në Tiranë e David Kostelançik nuk pritet t’i ndryshojë prioritet e deritanishme të SHBA për Shqipërinë, të udhëhequra nga Yuri Kim. /TCH/

SHKARKO APP