Bisedat e trafikantëve për Tahirin. Rama distancohet nga ish-ministri: Shokuese
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për dosjen “Habilaj”. Pas publikimit të përgjimit të dy të dyshuarve për trafik droge, Rama thotë se është i shokuar nga biseda ku përmendet emri i ish-ministrit të tij të Brendshëm.
Ai thotë se Saimir Tahirin e njeh prej vitesh si një person me qëllime të mira. Më tej, Rama shprehet se institucionet duhet të bëjnë drejtësi. “Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund”.
Deklarata e Edi Ramës në Facebook:
“DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund”,- shprehet Edi Rama.
Ky është komenti i parë i Edi Ramës për dosjen “Habilaj” ku rezulton i përfshirë emri i ministrit të tij më të afërt, Saimir Tahiri.
Qëndrimi i Ramës shihet edhe si distancimi i parë i Kryeministrit nga Ministri që dikur e quante të suksesshëm dhe njeriun që transformoi rrënjësisht policinë e shtetit.
Po sot, mediat italiane kanë publikuar detaje nga përgjimet e Moisi Habilajt, i njohur si kushëriri i Samir Tahirit.
Në vitin 2013, vetëm pak muaj pas ardhjes në pushtet të PS, Habilaj i thotë ortakut të tij se Samir Tahirit i kanë dhënë 5 milionë euro vetëm gjatë një muaji. Sipas bisedës mes dy trafikantëve të dyshuar, Eurot janë përdorur për fushatën elektorale.
Reagimi i Edi Ramës erdhi pak minuta pas publikimit në Top Channel të një tjetër bisede të përgjuar nga autoritetet italiane. Në bisedë përmendet direkt ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si person i lidhur me trafikantët e drogës.
Më 16 dhjetor të vitit 2013-të, autoritetet italiane kanë përgjuar një bisedë mes Moisi Habilajt, kushëriri i Tahirit i arrestuar dje, dhe Sabaudin Çelajt.
Gjatë bisedës, autoritetet kanë regjistruar: “Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.
Lexoni më shumë për këtë argument:
Saimir Tahiri bëri në një muaj 5 milion euro!
Basha thirrje Llallës: Mos u tako me Tahirin, por …
Ndreu, Bashës: Nëse ke prova, çoji në Prokurori!
Paralajmërimi i Vasilit që u duk i çuditshëm po vërtetohet
Berisha: Mandat ndërkombëtar arresti për Tahirin
Noka: Prokuroria të çojë prapa hekurave Tahirin
Akuzat për lidhje me Habilajn, Tahiri i kërkon takim Llallës
Manjani: Kujdes, arrestimet politike i shërbejnë Ramës
Deputetja e LSI, Mehmetaj: Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen!
Basha: Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet