Biznesi i shezlongëve në bregdet

Eshtë vështirësi e madhe për shezlong në bregdet. Në disa raste shkon sa çmimi i hotelit ose sa gjysma! Ndërkohë rëra, pra plazhi, mbetet pronë publike që shteti (bashkitë) ua japin me një qera simbolike privatëve.

Por ndodh ajo që kemi parë e dëgjuar që një shezlong shkon nga 50 euro në 180 euro. Nuk themi për plazet VIP të kategorisë me pesë yje, sepse atje shkon ai që ka para, ndonëse edhe aty duhet rishikuar. Por në plazhet e tjera masive në Shqipëri çmimet janë katastrofike, jashtë çdo realiteti. Sapo filloi Shëngjin ti ulë çmimet, turistët nxituan të ikin nga Jugu i shtrenjtë drejt Shëngjinit, Tales dhe Velipojës. Por me ta shkoi edhe krimi turistik, i vunë zjarrin krejt Shëngjinit që të ktheheshin turistët prapë në Jug.

Natyrisht që privati ka të drejtë t’i vendosë çmimet, që duhet ti afishojë te dera apo porta, sikurse edhe shteti ka një drejtë që për pjesën publike, që është rera dhe deti të të përcaktojë një tavan çmimi.

Mania për tu pasuruar brenda një viti nuk është normale dhe nuk tregon kulturë tregu e konkurence.

Jo vetëm çmimi, por edhe cilësia e shezlogjëve mbetet probem në raport me çmimin. Shikoni këto fotografi shezlongjëve në Shqipëri dhe Greqi e gjykoni.

Në foto: Shezlong në zonën e Bregut (Jug), çmimi për këtë shkon në 80 euro!

Në foto: Një shezlong këtu shkon në 150 euro!

Greqi, foto: Këtu një shezlong kushton nga 40-50 euro

SHKARKO APP