Biznesi si mushkeri për ekonominë tonë. Vizioni dhe fantazia e tyre të mrekullon

Nga Lindita Kokoli-

Shumë flitet për disa sipermarrës apo “oligarkë” që njihen nga publiku. Nuk po flasim për listë emrash pasi do të duhej të mbushnim shumë faqe, por disa prej tyre kanë bërë histori suksesi e emancipimi në vendin tonë.

Të kesh lekë është diçka garantuese për biznes, por të kesh pasion, vizion, fantazi dhe përkushtim mbetet vendimtare në një sipermarrje.

Sot po merremi jo gjatë me tre sipermarrës, që janë krejt natyra të ndryshme biznesi, por edhe vizioni e fantazie.

I pari mbetet Samir Mane. Siç e ka treguar edhe vetë se ka filluar me biznes të vogël në fillimin e pluralizmit, kembëngulës dhe korrekt, me ato që filloi si “hekurishte frigoriferi”, por fantazia dhe vizioni, natyrisht edhe stafi profesionist e nxitën të turret drejt parasë së madhe, porse duke krijuar, ndryshuar e kontribuar në ndryshimin e jetës edhe të komunitetit afër biznesve të tij. Ai ka shumë aktivitete biznesi, por duam të flasim me shumë të impakti që ai ka krijuar rrotull tij, pra te banorët që kanë përfituar nga investimet e Samirit. Mjafton të marrësh TEG, një qendër tregtare europiane, por toka fill pas ai ndërtoi shkoi nga 200 mijë lekë dynymi në atë zonë, sot nuk e merr as 100 mijë euro një dynym!

Pas TEG-ut u krijua zonë VIP rrotull e ku fshatrat ndriçuan nga zhvillimi.

Pra Samir Mane punon e fiton për vete, por ka ndikuar dhe krijuar tjetër edukatë biznesi rrotull tij. Njerëzit janë pasuruar, edhe kulturuar në mënyrën e të bërit biznes në kushtet e sotme, duke “kopjuar” atë si sipermarrës miliarder.

Ky është një segment i vogël vizioni i Samir Manes. Ai ka plot në bredget. E jo vetëm…

Në foto: Samir Mane

Tjetër biznesmen, natyrisht jo përmasave të Samirit, është Tonin Alia. Ai njihet si sipërmarrës të Ardeno, një kompani në fushën e drurit që ka pushtuar Ballkanin. Por shpirti krijues i Tonin Aliajt, lidhet me çka bërë në fshatin Puriz, mbi Kashar, në Tiranë.

Mjafton të shikoni fotot apo të shkoni e do të mrekulloheni se si fantazia e tij krijuese e ka bërë atë një perlë natyre krejt gjelberim.

Ja se çfarë deputeti Erion Braçe për këtë, ndonëse Erioni nuk rri pa futur pak politikë!

Nga Erion Braçe-

NE FSHAT, NE PAQE!

TE TONINI-është një ekonomi e re bujqesore e turistike që Tonin Alia e ka ngritur me pasion në Puriz, mbi Kashar, matanë nënstacionit, buzë liqenit.

Ajer e Gjelber!

Shpejt, e gjithë hapesira e mbjelle me pemë gjithfaresh-frutash mbi të gjitha, do të jetë mikpritëse për të gjithë.

Kur shoh kudo që shkoj, ekonomi të tilla, JAM PAFUND KRENAR PËR PAKETEN FISKALE QË KOMISIONI I EKONOMISE NË 2016-tën propozoi, diskutoi dhe miraroi e që i HAPI RRUGEN ZHVILLIMIT TE AGROTURIZMIT!

E dini historinë?

I gjithë propozimi erdhi si ekuiliber i propozimit të QEVERISË për të favorizuar HOTELET ME PESE YJE!

Sa mirë që insistuam atëkohe PER FSHATIN!

Eshtë e vetmja politikë që nuk e kanë prishur; se inati bën çudira! (Erion Braçe).

Në foto: Investimet e Tonin Aliajt mbi Kashar, Tiranë.

Një tjetër sipërmarrës, që natyrisht ka shumë biznese, por që është një artist brenda vetes, quhet Kadri Morinaj. Ai ka bërë donacione dhe sherbime ndaj artit dhe kulturës shqiptare, sa nuk besoj se ka të dytë biznesmenë në Shqipëri.

Ai është vlerësuar nga Akademia Papale Bonificiane në Itali me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”. I pari shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë.

Morinaj është babai i katër fëmijëve të pasionuar pas arsimit, kulturës dhe artit. Regjisori me famë botërore, Sten Dragoti, u bë kumbari i anëtarit më të vogël të familjes, Klarkut, në vitin 2007.

Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit. Njëkohësisht ai ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në hotelin Continental në Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipërmarrësi ka dhenë mbështetje financiare për restaurimin e Xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë, si dhe rikonstruksionin e shumë objekteve të tjera kulti, si kisha, xhami e teqe në mbarë vendin.

Kadri Morinaj, në Rio de Janeiro, është cilësuar si mik special i Papa Françeskut nga Kardinali dhe Kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Orani Joao Tempesta. Kardinali ka mbajtur një meshë në nder të Morinaj dhe ka prezantuar Pllakatën e përgatitur në Brazil, të mbështjellë me flamurin Kuqezi, për Statujën e Nënë Terezës, të mundësuar nga Presidenti i Eurosig-Insig.

Por nuk po përmendim morinë e pafund të kontributeve të tij në këtë fushë.

Pra ai mbetet patriot, artist dhe natyrisht biznesmen.

Ndaj sipermarrësit duhen parë jo bardh e zi, por me shumë dritë, ku ka shumë ngjyra.

Në foto: Papa Francesku me Kadri Morinen dhe djalin e vogël të sipermarrësit

SHKARKO APP