Biznesmeni shkakton dëm 2 milion euro, lajmërohet që të ikë dhe ikën!

Mund të vjedhësh shtetin dhe konsumatorin e të ikësh që të mos kap ligji.  Kështu duket se ka ndodhur edhe me një rast të mëposhtëm. Pasi boshatisi të gjitha llogaritë e tij bankare u arratis për jashtë vendit. Është fjala për biznesmenin e naftës, Adrian Xhillari, i cili akuzohet për kontrabandën e 4.4 milionë litrave naftë virxhin kur ka qenë administrator i kompanisë ‘Tea Oil Italia’ dhe ‘Tea Construction & Petrol’. Sipas “shqiptarja” Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Biznesmeni i naftës kishte leje nga Doganat që të transportonte naftën virxhin nga depot e Mëzezit në Tiranë drejt rafinerisë së naftës në Ballsh.

Por, rezulton se 4.4 milionë litra naftë virxhin, e cila nuk lejohej të dilte në treg pasi ishte naftë bruto, është shitur nga Xhillari në pikat e karburanteve, duke shkaktuar dëme nëpër makina dhe dëm shtetit në vlerën 2 milionë Euro nga shmangia e akcizës.

Ndërkohë policia po heton edhe për dy bashkëpunëtorë të tij të cilët jo vetëm kanë ndarë fitimet, porse edhe e lajmëruan të ikë para se të arrestohej.

SHKARKO APP