Eja pleqëro me mua,mjaft me Koçon!

Nga Bledi Mane

Atje te sheshi i fshatit ne Vuno kur dielli te zgjase koken mbi çatite e rrenuara dhe bluja e detit perballe tu sjelle pak buzeqeshje nostalgjie pleqve ortodokse, une do t’ia beh si pirat fshehur gati per grabitjen e rradhes. Do te shkund si i çmendur litarin e kembanes se kishes dhe zhurma e saj kanonike te turbulloje relaksin tuaj rural. Do e shkund fort kembanaren aq sa trokitjet e bastuneve, trokitjet e dominove, trokitjet e zareve te tavllës, trokitjet e dybekeve te plakave, trokitjet e deckeve te DJ, trokitjet e pompimit te hashashit, trokitjet e shazllongeve te shtrenjte, trokitjet e bisedes tende me Koçon e kerrusur te zveniten e te perpeliten.

Do u kerkoj falje banoreve te vjeter e te rinj, do u kerkoj falje pronareve te vjeter e grabitesve te rinj, do i kerkoj falje dallges se detit dhe kreshes se malit te zhveshur e do ulem i paftuar mes teje dhe Koços. Do ulem aty e nuk do tu le te qete te llafosni si dijetaret e rende ne katedrat primitive te mesjetes e do bertas me teper seç çirret Besa e Koços para mikrofonit. Ke 18 vjet qe e njeh e nuk te ka çuar gjekundi me keshillat dhe latimin e mitomanise se tij. Ke 18 vjet qe e njeh Koçon dhe ia di me detaje e ne cdo qelize sipermarrjet e tij te deshtuara.

Iu qas rinise komuniste kur studentet e dhjetorit shkermoqen bolshevizmin.

Iu qas Hajdin Sejdise kur shkermoqi kursimet e vobekta te shqiptarëve.

U pasurua ne tranzicionin pa rregulla e pa identitet te post ’90.

Filloi botimin e gazetes Shekulli duke shkaterruar median shqiptare e duke gjobitur politiken mekatare.

Bleu gazeten legjendare “Sporti Shqiptar” dhe e shkerdheu.

Ngriti radion kombetare “+2” dhe e dhjeu.

Çeli revisten “Spekter” dhe e ngordhi.

Çeli gazeten “Biznesi” dhe e pordhi.

Hapi televizionin “A1” dhe deshtoi.

Filloi me botime librash dhe avulloi.

Me klubin sportiv “Apollonia” masakroi talentet dhe sportin

Me “Abissnet” perlau parane publike e tani pret me ankth vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Ndertoi pa fund pallate te shemtuara ne Tirane, Fier, bregdet duke poshteruar rregulla urbanistike dhe arkitekturore dhe rruget qe sistemoi i tkurri si xhade katundesh. Nderkohe me ty  flirtoi me Berishen, Meten, Bashen e qysh sa e fute ne Partine Socialiste ka 3 vjet qe eshte kthyer në më antipatikun e se majtes. Qarqet e Vlores dhe Gjirokastres i keqperdor me shemtuar se horoskopi i manipuluar i “Shekullit” dhe pavaresisht goditjes qe mori ne kongresin e marsit ende ndjen ose shperdoron prudencen tende…

Mos humb kohe e nxirre ne pension. Mos e ko me shpresa te vakta. Lere te dalldise mes megallomanise dhe egocentrizmit te tij. Lere te genjeje hallexhinjte e fundit e mos i premto qe do pleqeroni te dy. Perse do te bisedoni ne sheshin e fshatit Vuno kur te plakeni apo do tu besh retrospektivë dallavereve te tij qe linden në monizem dhe ende ti ia mban me oksigjenin e nje enigme sa misterioze e sa qesharake. Enigme e nje miqesie qe ka goxha kosto morale, politike dhe financiare! (Tema)

SHKARKO APP