Blendi Fevziu: Berisha nuk don vetë të vijë në “Opinion”. Eshtë i ftuar !

Sot mediat online shkruan se pse Berisha nuk ftohet me nga televizionet kombetare dhe me takt lapsi nenkuptonte Fevziun ne Opinion, kur ishte kryeminister ai e kishte si shtepine e tij, ndersa tani qe nuk ka gje ne dore nuk ftohet ne emision.

Por nuk ka vonuar dhe ka reaguar Blendi Fevziu tek web i tij . Ja se çfare shkruan ai:

Ish-kryeministri Sali Berisha me shumë gjasa mbrëmjen e djeshme ka kapur një nivel shumë të lartë audience edhe pse ishte gjysmëfinalja e ligës së kampionëve.

Deklaratat e tij, në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili u raportuan me të njëjtin intensitet edhe në portale të ndryshme në vend, qofshin ato kritike apo jo kundrejt qeverisë.

Mirëpo, lapsi.al me anë të një shkrimi të ditës së sotme, shtron pyetjen: Pse është zhdukur Berisha nga televizionet e mëdha?Vetëm në dy muajt e fundit, ish-kryeministri Berisha është ftuar dy herë në TV Klan.

Në emisionin “Zonë e Lirë” me datë 4 mars 2016 dhe me datë 3 prill 2016 tek e Diela Shqiptare në finalen e “Power Kids”.

Vlen të kujtohet, se z.Berisha ka një ftesë të hapur edhe në emisionin Opinion, por që ish-kryeministri ka zgjedhur me dëshirën e tij, të mos jetë pjesë e emisionit.

Kete shkruan Fevziu, pra ia le fajin ish-kryeministrit Berisha.

SHKARKO APP