Blendi Fevziu: Kontesha Izabel Toptani, një pariziene e vertetë dhe shqiptare me karakter
Blendi Fevziu, moderatori i njohur, ka postuar një foto të Konteshes Izabel Toptani, nga Parisi me origjinë shqiptare.
Ja se ç’shkruan Fevziu:
Histori e rrallë kjo e Konteshes Izabel Toptani, lindur në Paris nga baba shqiptar dhe nënë franceze. E bija e Iljaz Toptanit, një prej shqiptarëve më bredharak e më të çuditshem të historisë sonë; mbesa e Refik Toptanit, njeriut që ngriti flamurin e Pavarësisë në Tiranë. Një pariziene par ekselence e njëkohësisht një shqiptare e vertetë në karakter. Babai i saj është një prej personazhve kryesore në librin “Tirana e Nones”.
KOHA JONË SONDAZH

