Blendi Fevziu: Kurrë mos pafshim të tilla skena të policisë me një nënë
Nga Blendi Fevziu-
Natyrisht që ligji duhet respektuar; natyrisht që njerëzit me uniformë përballen çdo ditë me 100 vështirësi; natyrisht që ata duhen falenderuar për atë që bëjnë. Por uniforma, po aq sa respektimin e ligjit, ka detyrim edhe ndihmen ndaj qytetarit. Madje në shoqeritë demokratike kjo është primare. Video e mësipërme është e trishtë. Nuk rëndësi si nisi dhe si u zhvillua. Kush e pati fajin apo kush nuk respektoi ligjin. Policia duhej ta ndihmonte këtë nënë të moshuar. Duhej të bënte çfarë është e mundur që ta kthente në shtepi me gjithë produktet e saj, edhe pse mund t’i shiste në mënyrë ilegale.
Ndaj një të moshuari duhet shumë me shumë kujdes se ndaj një qytetari të zakonshëm. Ajo është aty edhe pse ne si shoqeri nuk kemi krijuar kushtet që të jetojë normalisht. Përtej mallkimeve dhe justifikimeve, skena të tilla shpresoj të mos përsëriten më kurrë në rrugët tona.
(Ja video se si policia shqiptare ia hedh përtokë nënës krejt perimet)
Shikoni se si e ndihmon policia rumune një nënë (Rumani) që shet pa leje (video e mëposhtëme)
KOHA JONË SONDAZH

