Blofi i Edi Ramës. Luan Rama i nxjerr provat: Ja si blen Rilindja votat
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi këtë të shtunë, në ditën e heshtjes zgjedhore, një dukuri të jashtëligjshme që po ndodhte në Ksamil. Një makinë shpërndante në zonë para në këmbim të blerjes së votës për Partinë Socialiste.
Por nuk vonoi dhe kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh deputetëve, duke i thënë se duhet të qëndronin vigjilentë për mosdeformimin e votës së shqiptarëve, pasi sipas tij, makina që LSI denoncoi ishte në pronësi të një anëtari të vet LSI-së, nënprefektit të Sarandës.
Por e vërteta ka dalë në shesh përmes një deklarate për mediat që bëri nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama. Ai sqaroi para opinionit publik, se makina e fotografuar në Ksamil me targë AA 602 MI tip Lancia, i përket vërtet Ilir Hysit, por edhe pse kanë të njëjtin emër, ai nuk është nënprefekti.
Luan Rama dha me foto dhe detaje të plota, atë se çfarë kishte ndodhur, duke thënë se një qytetar i Sarandës me emrin Ilir (Fatmir) Hysi – (dhe jo nënprefekti Ilir (Vilson) Hysi) – ka një biznes të tregtimit të makinave me qira në lagjen e Skënderbeut në Sarandë. Aty, ka marrë me qira makinën Lancia, personi Jani Bregasi, një sipërmarrës dhe ndërtues, që sipas Luan Ramës ka shpërndarë para në këmbim të votës për PS-në.
“Këtë lloj lajthitje mund të ja toleronim ndonjë punonjësi ordiner dhe të paformuar, dhe jo një kryeministri që për fat të keq shfaqet më ordiner se kaq. Makina është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi, por ai nuk është Ilir Hysi i LSI. Është një banor në Sarande që ka biznesin e vet, dhe pjesë të aktivitetit të vet, dhënien e makinave me qira. Kryeministri ti mbajë shënim dhe ti verifikojë për të kuptuar lajthitjen e vet.
Iliri Vilson Hysi është nënprefekti dhe ai ka një makinë me targë 11 474 ng, dhe është Mercedez
Ilir Fatmir Hysi është qytetari që tek rruga e Skënderbeut në Sarandë ka biznesin me makina me qira
Jani bregasi sipërmarrës ka marrë makinën në këtë subjekt dhe shpërndante para për rilindjen. Ai është simpatizant dhe mbështetës i rilindjes në Sarandë”, – sqaroi nënkryetari i LSI-së
Në përfundim, Luan Rama i kërkoi kryeministrit se më e pakta që mund të bëjë,. Është t’i kërkojë falje Ilir Hysit, nënprefektit të Vlorës për Sarandën.
“Mos u shfaq si i papërgjegjshëm por të paktën kur artikulon lajme të tilla, shfrytëzo atributet që ke si kryeministër për të marrë gjithë informacionin e nevojshëm, dhe mos u bjerë në qafë njerëzve të LSI-së, se nuk të kanë asnjë borxh ti njollosësh dhe ti inkriminosh me mashtrimet e tua. Më e pakta që duhet të bësh është ti kërkosh ndjesë Ilir Hysit të LSI, dhe të ndalosh menjëherë bandat e tua me policë me uniformë apo pa uniformë dhe me njerëz që po përpiqen të trafikojnë me paratë e kanabisit, dhe veprimtari të tjera të paligjshme zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Luan Rama.
Por cili ishte mesazhi që kryeministri Rama i dërgoi më herët deputetëve të tij
Sapo LSI ka denoncuar tentative per blerje votash ne Ksamil, me makinen qe rezulton te jete e nenprefektit, anetar i LSI. Dmth kesaj i thone bertet hajduti kapeni hajdutin. E ndjejne qe loja me i treti i verteti mbaroi dhe njerezit nuk hane bar. Ju lutem vigjilence maksimale per te bllokuar cdo hiene qe synon te bleje vota. Per te garantuar procesin dhe mosdeformimin e votes se shqiptareve. Forca dhe beteje dere me dere per te ngulitur tek cdokush mendimin se kush mungon gabon