Blushi i përgjigjet Ballës: Paralajmërimi është i prerë, larg duart nga Gjykata Kushtetuese

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar për deklaratat e bëra sot nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla kundër kreut të shtetit.

Në një reagim në Facebook, Blushi i cilëson qëndrimet e Ballës si deklarata të shëmtuara dhe të dënueshme.

Blushi thekson se kreu i shtetit e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se nuk toleron më shkelje procedurash që synojnë kapjen e reformës në drejtësi. “Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është i prerë: larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shprehet Blushi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE! TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”.

SHKARKO APP