Blushi:Nëse Peza lë mandatin,s’fiton gjë gazetaria dhe s’humbet parlamenti
Deputeti Ben Blushi ka komentuar sot sfidën që i erdhi nga kolegu i tij Alfred Peza. Deputeti Peza ka deklaruar se nëse pretendimi që një deputete e PS është kërcënuar me largim të vajzës nga puna po të mbështeste Blushin, rezultonte i vërtetë, ai do të jepte dorëheqjen.
Blushi i është përgjigjur me ironi Pezës kur tha: “Unë dua që Alfred Peza të mbetet deputet. Duke qenë se unë e mbaj fjalën dhe nëse them emrin e deputetes, atëherë ai do të detyrohet t’i kthehet gazetarisë, nëse e mban edhe ai fjalën. Por nëse kjo ndodh, as gazetaria nuk do të fitojë ndonjë gjë më shumë, dhe as Parlamenti nuk do të humbasë ndonjë gjë më shumë”.