Blushi: Ndryshimet në qeveri janë të vonuara. Duhet qeverisje tjetër (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ka quajtur të vonuara lëvizjet e fundit në qeveri. Në një prononcim pranë Kryesisë së Kuvendit, Blushi nuk u ndal tek emra të përveçëm, por kritikoi mënyrën e qeverisjes që sipas tij, është në drejtimin e gabuar.

“Ndryshimet i mora vesh nga mediat. Lëvizjet në qeveri të vonuara. Nuk kam arsye të komentoj emrat, problemi nuk janë emrat, por mënyra si qeveriset, më shumë se emrat

Shumë pak politika për të varfrit. Performanca e administratës fiskale shumë e dobët. Mënyra si po qeveriset nuk është drejtimi i duhur”, tha Blushi.

Në këtë kontekst ai tha se duhen ‘politika më të arsyeshme, për të mbështetur të varfrit për të mos deleguar shërbimet publike tek privatët’. “Për të bërë politika pak më të arsyeshme dhe dashamirëse për të varfrit. 31% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 mijë lekë në ditë. Nuk ka vend në Europë që i trajton më keq se Shqipëria të varfrit. Ka më pak njerëz që asistohen nga shteti. Ka 400 mijë njerëz që jetojnë me 400 lekë të reja në ditë. Nëse këta njerëz nuk ushqehen, nuk arsimohen kostoja për shoqërinë më e lartë”, deklaroi Blushi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SMuguY4RLLQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP