Ben Blushi në Korçë: Pse duhet të kemi një parti me një pronar të vetëm?!

 Kritikat për qeverisjen e majtë nuk munguan dhe në takimin që deputeti socialist Ben Blushi pati pasditen e sotme me qytetarët dhe simpatizantë të PS në Korçë. Në vlerësimin e Blushit, Shqipëria nuk është në ditën më të mirë pasi ka korrupsion, varfëri dhe papunësi.

“Fajin nuk e ka populli, por ata që zgjidhen në krye. Ka papunësi dhe nuk e pranoj që jemi dembelë, shqiptarët duhet të ngrihen të ndryshojnë gjërat dhe partitë e tyre. Shqipëria është pesimiste pasi drejtohet nga delirantë dhe të paaftë. Ka emigracion masiv dhe kjo është fatkeqësi kombëtare. Duhet të jetonim më mirë por pasuritë nuk shfrytëzohen në interesin publik. Premtuam shëndetësi falas por nuk e bëmë, borxhi publik u rrit, po japim më shumë koncesione se ata që ikën, shteti nuk mund t’i lihet në dorë privatit”, – kësisoj radhit Blushi arsyet pse po qeveriset keq.

Por Blushi ka shpresë për tu rregulluar gjërat dhe sipas tij, debati brenda partisë është debat për Shqipërinë.

“Nuk pranoj dot që PS të kthehet në biznes, pse duhet të kemi një parti me një pronar. Do punoj që të demokratizohet vendi përmes demokratizimit të partisë. PS është marrë peng. Ka punë vetëm për rilindasit, por rilindja e ka braktisur PS-në”,-  deklaroi ai.

SHKARKO APP