Blushi: Nëse ndahet veriu i Kosovës, pasojë do ishte bashkimi me Shqipërinë

Kreu i LIBRA Ben Blushi, ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje. Për Blushin pasoja e vetme e ndarjes së Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë.

“Politikës sonë të jashmtë i mungon parashikimi, nuk ka sens parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qënë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihnmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës. Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të,të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë. Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”, tha Blushi.

Blushi tha se me provokimet e tyre serbët duan të provokojnë se projekti i një Kosove të pavarur ka dështuar. “Nuk kam dalë të kritikoj BE por ajo që po ndodh në Kosovë, në Shqipëri s’mund t’i shmangemi. Kosova sot është më e dobët, në këto 10 vite ka një parlament të brishtë, është në kërcënim klasa e saj politike. Rasti i Haradinaj kërcënim për gjithë klasën politike se mund të shkojë në dënim. E qartë është që serbët duan ta ndajnë Kosovën. Nuk kam arsye të besoj që është projekt ndërkombëtar, por mund të kthehet për shkak të paqëndrueshmërisë, aktivizimit të Rusisë në rajon dhe frikës së terrorizmit”.

Në në këtë pikë, sipas tij, “Shqipëria është e dobët, diplomacia jonë është pa plan, pa koherencë, totalisht e personalizuar. Nuk ka një qëndrim. Ne kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar ato me Greqinë, pa shkak, jemi kaotikë me Maqedoninë. I kemi dobësuar marrëdhëniet me BE dhe kemi luajtur një ruletë ruse në marrëdhëniet me SHBA. Ky është bilanci i diplomacisë shqiptare në 4 vjet”,- tha Blushi.

Sipas tij, diplomacia shqiptare dhe vetë kryeministri Rama ka bërë disa lëvizje tekanjoze. “Lëvizjet tekanjoze aspak në dobi të interesit strategjik kanë dëshmuar edhe në këtë kohë turbullirash që po i afrohen rajonit, se politikës sonë i mungon parashikimi. Është njësoj si të lush basketboll pa dorë dhe shah pa një kalë. Shqipëria e dobët nuk mund ta ndihmojë Kosovën. Serbët nuk ia blenë miqësinë që ua ofroi pa kushte Rama. Ata mendojnë që e kanë zbutur Shqipërinë, është aktori më i dobët dhe më i heshtur duke ndihmuar për fat të keq serbët. Prandaj iu bëj thirrje të merreni seriozisht me çështjen e Kosovës”,- tha Blushi.

SHKARKO APP