Ben Blushi akuzon rëndë: Rama ka shokë që kanë vrarë njërëz

Ben Blushi, kandidati për kreun e PS, në një bashkëbisedimin me qytetarë korçarë sqaroi se nuk mori pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri Rama që mbahej në të njëjtën kohë në një tjetër ambient të qytetit juglindor, pasi nuk ishte i ftuar, ndonëse qëllimi i tij nuk është të ndajë partinë.

Blushi: Nuk dua të ndaj, po të më kishin ftuar do të shkoja edhe unë atje, por nuk më ftojnë më. Po ska gjë, më mirë që jam me ju sesa të isha vetëm fare. Po të kisha shkuar të ai mitingu i PS, pjesë e së cilës jam dhe do të jem do të kisha fol siç flas me ju. Ky takimi jonë ka një avantazh që aty nuk është. Aty është një miting, kurse unë dua që ta marrin mikrofonin të gjithë dhe të flasin.

Rivali i kryeministrit për postin e kreut të PS, hodhi akuza të rënda ndaj Ramës, kur tha se ai ka shokë që kanë vrarë dhe njerëz dhe nuk mund të pranojë që parlamenti të kthehet në strehë krimi.

Blushi: Edi Rama thotë se në Korëcë nuk ka kasapë, mirë dakord nëse  s’ka kasapë, por  Edi Rama ka shumë shokë që kanë vrarë dhe njerëz , të na i sjellin për kasapë në Korcë, por asnjë s’do i marrë në punë. Ne duam ata që merren me bagëti, jo ata që therin njerëz.

Pas deklaratës së Ben Blushit para qytetarëve të Korcës, ka reagur deputeti socialist Taulant Balla. Përmes një postim në Facebook, Balla tha se kolegu i tij Blushi, po flet me gjuhën e SHQUP.

SHKARKO APP