Blushi: Rama më ofroi postin e kryetarit të parlamentit kundër Ilir Metës

Ben Blushi bëri një denoncim të fortë në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu. I pyetur nëse ka patur ofertë nga kryeministri Rama që të mos largohet nga PS, Blushi tha se ka patur oferta nga kryeministri dhe ministrat e tij në korrik të vitit të kaluar. Në momentin kur Ilir Meta që kritikoi dhe kishte marrëdhënie të ngrira me kryeministrin, ministra dhe vetë kryeministri Rama më kanë nisur sms dhe më kanë kërkuar takim që të mos largohem nga PS-ja. Arsyeja e Ramës ishte se nuk bënte dot numrin 71 deputetë, sepse pritej një Mocion Mosbesimi dhe qeveria mund të rrëzohej. Më ofruan postin e kryetarit të Parlamentit në vend të Ilir Metës me kushtin që të mos votoja kundër qeverisë në rast mocioni. U kam thënë “Jo” tha Blushi dhe theksoi se ata që lëvizën nëpër Tiranë me çanta me euro në dorë duke blerë deputetë ishin ministra të Ramës ose më saktë sot janë ish-ministra. Disa deputetë të PD-së i blenë dhe e krijuan numrin 71, por unë ua kundërshtova- tha Blushi. Ika për parime dhe kundër një kryeministri që po shkatërron vendin. Kam luftuar ndaj tij pasi Rama po shton papunësinë dhe zvoglon numrin e atyre që kanë pasuritë. Edi Rama është i rrëzuar, tha Blushi. Atë mund ta bëjë prapë kryeministër vetëm Sali Berisha, pra një bashkëqeverisje PS-PD.

Blushi për herë të parë pohoi se ka patur oferta nga Edi Rama dhe në rastin konkret kundër Ilir Metës.

SHKARKO APP