Blushi: Sot Berisha dhe Rama janë në një qeveri. Ky është Pazar i turpshëm

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka akuzuar ashpër Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për marrëveshjen e arritur. Në një prononcim për mediat, Blushi tha se kjo është qeveri e përbashkët dhe bashkëqeverisje.

“Unë votova kundër, por shqiptarët duhet ta mbajnë mend këtë datë. Sot më 22 maj Edi Rama dhe Sali Berisha u futën në një qeveri, u futën në një çadër. Mos e harroni këtë datë. Unë nuk do të mund të votoja kurrë një mazhorancë ku Rama dhe Berisha janë në një qeveri”,- tha Ben Blushi.

Kreu i LIBRA u shpreh se ky është pazari më i shëmtuar që ka ndodhur ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë. “Kjo qeveri e re është një katastrofë. Ky është pazari më  i shëmtuar që është bërë në Republikën e Shqipërisë”,- tha Blushi.

Ai denoncoi dhe mungesën e transparencës. “Nuk ka asnjë dokument, asnjë projekt, asnjë ligj me të cilin të jemi njohur”.

Në orën 18:30 Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri. Një debat me nota humori është zhvilluar sot në Kuvend lidhur me procedurën e votimit të Vetingut dhe ministrave.

Partia Demokratike nëpërmjet Oerd Bylykbashit kërkoi që vetingu të lihej për në fund, ndërkohë që Gramoz Ruçi replikoi duke thënë se do të ishte në nderin e Kuvendit që ta vazhdonte aty ku e kishte lënë, pra jo me qeverinë teknike, por me ngritjen e komisioneve të vetingut.

Pas disa replikave, ndërhyri Meta duke qeshur: “Doktori është dakord, kështu që vazhdojmë me qeverinë”.

Kjo shkaktoi ilaritet në sallë dhe kryetari i Kuvendit ndërhyri sërish me një batutë: Unë me Doktorin e kam, ju të tjerët vazhdoni bashkë. Kur të iki unë, juve bëni çfarë të doni. Më tej, seanca vijoi me votimin e ndryshimeve në qeveri.

Ledina Mandia votohet zv/kryeministre me 119 pro, 2 kundër, 1 abstenim

Xhafaj shkarkohet me 104 vota, Dritan Demiraj votohet ministër i Brendshëm me 107 vota pro, 4 kundër

107 pro shkarkimit të Ahmetajt, Helga Vukaj votohet ministre e Financave me 116 pro

Petrit Vsaili shkarkohet me 102 vota, Gazmend Bardhi votohet ministër i Drejtësisë me 106 pro

Lindita Nikolla shkarkohet me 109 pro, Mirela Karabino votohet ministre e Arsimit me 120 pro, 3 kundër

114 pro shkarkimit të Manastirliut, Arben Beqiri votohet ministër i Shëndetësisë me 118 pro, 3 kundër

Olta Xhaçka shkarkohet me 113 pro, 2 kundër, 2 abstenim, Xhuljeta Kërtusha votohet ministre e Mirëqenies me 118 pro.

SHKARKO APP