Blushi: Unë kërkoj të garoj në PS, jo tek Rilindja. Rama është mbytur në gotë
Deputeti socialiste Ben Blushi deklaron se qëllimi i tij, larg s qeni ai për karrigen e kryetarit të PS-së, është më shumë një garë brenda Partisë Socialiste dhe jo në atë që ai e quan Rilindje. Në një intervistë me Arian Çanin në emisionin Zonë e Lirë, Ben Blushi tha se Shqipëria ka mbetur pa një të majtë, pasi është Rilindja ajo që po e rimorkion PS-së djathtas. Blushi ka theksuar se në PS nuk ka garë sepse PS është zëvendësuar nga Rilindja.
“Një njeri i cili që pretendon se ka qeverisur kaq shumë mirë, pse duhet të jetë kaq i shqetësuar… ky është thelbi i debatit tim. Kur ke bërë kaq shumë punë, ku është frika për të bërë zgjedhje?!
Kur taksat janë si në zvicër, ku shëndetësia është gjermane, pse nuk shkon në zgjedhje?! Edi Rama e di shumë mirë sepse në 3 vitet e fundit Rama e ka kthyer PS në Rilindje. Rilindja mesa duket në organizimin e vet nuk bën zgjedhje. Unë kërkoj të garoj brenda Ps-së dhe jo tek Rilindja. Mesa duket, sic edhe duket, Rilindja ka falimentuar. Ajo ka vdekur si projekt politik. E keni vënë re, as Rama nuk e përmend më rilindjen.
E dini ju pse nuk shkon Rama në zgjedhje?! Nuk ka socialistë në punë Cani. Është normale që kur vjen në pushtet shpërndan vende pune, por kjo nuk ka nodhur. Është Rilindja e para, LSI e dyta dhe Partia Socialiste e treta. Kjo është kthyer në një biznes privat, ku Edi Rama thotë unë jam pronari dhe e vendos unë.”- tha Blushi.
Më pas Çani i ka treguar përmes një animimi ngjarjet që kanë ndodhur në Partinë Socialiste, në njërën prej mbledhjeve me dyer të mbyllura të grupit, ku u raportua se gjatë debateve të nxehta mes Ramës dhe Blushit, ky i pari goditi një gotë për shkak të tensionit.
Blushi:Ajo mbledhje që ti e ke animuar.. unë kam bërtitur shumë në atë mbledhje… por kam bërë një premtim që do ta mbaj.. kam premtuar që nuk do të flas…
Cani: Por atë gotën e ka hedhur apo jo?
Blushi: Po… por kjo nuk ka rëndësi.
Blushi: Unë kam një miqësi të gjatë me Edi Ramën dhe ja kam thënë dhe grupit këtë… unë nuk dua ta cënoj atë… di shumë gjëra në politikë dhe se kam bërë kurrë, të tregoj gjërat private… ishte një moment i dobët… atë ditë Edi Rama u mbyt në një gotë ujë… dhe për ktë më vjen keq.