Bluzat e Monika Kryemadhit me Teatrin Kombëtar dhe me portretet e aktorëve të mëdhenjë

Monika Kryemadhi ishte një prej njerëzve që ishte të Teatri Kombëtar natën e futjes së forcave dhunuese të policisë, ku më pas bashkia dhe forcat e INUK në ora 04.35 filluan shembjen e Godinës. Ajo, sikurse disa artistë e aktivistë, u mor me forcë nga policia dhe u shoqërua në komisariat. Një akt burracak dhe hakmarrës i kryeministrit Rama, pasi disa oficerë policie kanë treguar sot se ishte urdhër personal i kryeministrit Rama që “Monikën e dua në qeli”.

Ndërkohë Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ajo ka dale në protestë me një bluzë që flet shumë. Bluza është mesazh.

Në bluzë shikohen dy sy ku njërit po i pikon lot dhe poshtë është i dizajnuar teatri.
Protestën e kaluar Kryemadhi kishte vendosur që të vishte një bluzë me aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në atë teatër.

SHKARKO APP