FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni!

Ndodh edhe kështu, kur je në në fluturim dhe të ikin pjesë nga avioni!

Sërish ka pasur një problem me avionët e tipit Boeing. Një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga pjesa e trupit të avionit.

Avioni ishte 25 vjet në funksionim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud shkruan radio shtetrore gjermane DW.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë  “Rogue Valley Times” kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve, AP.

Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet.punë, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.

Në avionin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin.

Avionit Boeing po i ikin pjesët në ajër, por me plot pasagjerë brenda!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?