“Bojatisja e Ralf Gjonit s’është gjë, ta hedhin në kazan bashkë me të tjerët”

Analisti, Ilir Demalia, nuk gjen asgjë jo normale tek spërkatja me bojë e deputetit, Ralf Gjoni, i cili pranoi mandatin duke dalë kundër vendimit të partisë dhe zgjedhësve.

“Janë normale në demokraci. Në rastin e Ralf Gjonit jo me bojë, jo me vezë por ta marrin dhe ta fusin në kazan si në Kazakistan dhe shumë politikanë“,- tha Demalia.

Demalia ka komentuar dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve për kërkesat e opozitës. Ai shton se në çdo vend normal Europian, nëse do të kishin një kryeministër si Edi Rama do t’a kishin hequr me kohë.

“I kam dëgjuar, por ndërkombëtarët duet ti pyesni se çfarë do ndodhte në Gjermani, Francë, etj, nëse gjysma e Kuvendit do linte mandatet? Çfarë do të ndodhet nëse kryeministri i tyre do akuzohej për korrupsion dhe policia për përfshirje në rrjetin e trafikut të drogës? Janë gjëra që i kanë thënë vet ndërkombëtarët. Çfarë do ndodhte në Gjermani nëse do kishte një situatë të tillë? Nuk po them çfarë do ndodhte në SHBA, se amerikanët kanë amendamentin e dytë të Kushtetutës që thotë se nëse Qeveria shkel kontratën me qytetarët, ata marrin armët”,- deklaroi Demalia.

SHKARKO APP