Përgatitet arrestimi për mashtrime financiare i Gjergji Bojaxhiut?

Një dosje me të dhëna për abuzime në sektorin e naftës u transmetua mbrëmë në edicionin qendor të lajmeve në “Top Channel”. Informacionet i përkasin një hetimi tre mujor të policisë në sektorin e naftës, ku flitet për abuzime që arrijnë në qindra miliona euro. Rreth tetë kompani të njohura në importin dhe tregtimin e naftës rezultojnë të kenë kryer transaksione të dyshimta parash. Të dhënat e policisë flasin për një megaskadal ku janë përfshirë emra të njohur të biznesit të hidrokarbureve, por edhe institucione shtetërore dhe kompani të biznesit bankar.

Në hetimin e policisë bie në sy dosja e aktiviteteve të një kompanie, “Everest Oil”, e cila ka për themelues dhe pronar të saj Gjergj Bojaxhiun. Sipas hetimeve të policisë Bojaxhi akuzohet për fshehje, mashtrime, transferime shumash të mëdha ne euro, etj. Gjatë viteve 2012 deri më sot, rezulton se vet Bojaxhi ka bërë transferta të paqarta me para në dorë, rreth 17 milionë euro. Ndërsa kompanitë e tjera, ku Bojaxhi është aksionere personalisht, ose gruaja dhe vjehrra e tij, janë kanë kryer xhiro prej 100 milionë dollarësh. Vetëm në vitin 2013, sipas hetimit të policisë, kompania kryesore e Bojaxhiut, me vetëm 11 punëtorë ka pasur një fitim prej 200 milionë lekësh dhe xhiro prej 18 miliardë lekësh. Shifra të tilla që janë transferuar nga njëra kompani të tek tjetra kanë bërë që të lindin dyshimet e para për aktivitetin e kësaj kompanie. Në deklarimin e tij të pasurisë, gjatë kohës që ishte me funksione shetorore, Bojaxhi ka deklaruar vetëm 50 mijë euro të ardhura vjetore. Veç kësaj, në hetim bie në sy ortakëria e kompanisë së Bojaxhiut me një biznesmen të huaj me nënshtetësi ruse, të dënuar me parë për shfrytëzim prostitucioni.

Në dokumentin e policisë hidhen dyshime për aktivitetin dhe operacione bankare që janë kryer nga Bojaxhi dhe ortakët e tij. Verifikimi i këtyre procedurave i ka kaluar tashmë prokurorisë ku jepen referenca të qarta për shkeljet ligjore që janë kryer.

I gjithë hetimi ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti. Bojaxhiu qw njihet në opinionin publik jo si biznesmen hidrokarburesh, por si ish-drejtor i KESH dhe zëvendësministër i Ekonomisë në Qeverinw “Berisha”, por nga dje duket edhe si i akuzuar pwr pastrim parash. Një vitë më parë ai kandidoi për në Bashkinë e Tiranës dhe është aktiv në disa kauza të shoqërisë civile. Së fundi ai u pa pardje, teksa  shkoi për të hyrë tek Kryeministri Edi Rama në hotel “Tirana” për stadiumin e ri. Akuzat e dosjes së policisë janë ende në fazën e dyshimeve, dhe Bojaxhi ka gjithë të drejtën të merret me biznes. Por ajo që duket paksa jo normale është se si një biznesmen me asete miliarda lekë në sektorin e naftës gjen kohë të bëj dhe zërin e shoqërisë civile dhe të shqetësohet për pemët e parkut, apo stadiumin e ri në Tiranë. Miliardat që vijnë nga biznesi i naftës, vetëm me ambientin dhe ruajtjen e tij nuk kanë të bëjnë.

A mos vallë shfaqja e djeshme e Bojaxhi, në krah të gazetarëve dhe shoqërisë civile, ishte një skenar dinak i tij. Pra, krijimi i një përplasje personale me Kryeministrin, duke e ditur se dosja e tij ishte rrugës për në prokurori dhe më pas ta quante si sulm të qeverisë kundrejt tij për inate personale!

Skenar i bukur, por informacionet e dhëna nga Top Channel sqaruan se akuza është shumë e rëndë. Nëse prokuroria e merr seriozisht hetimin e rastin në fjalë duket se mund të ketë pranga mbi Bojaxhiun. Akuzat dhe faktet, sipas policisë, janë me të vërtetë të forta dhe deskretituese.

Nuk ka vonuar dhe ka reaguar Bojaxhiu pas leximit në “Top Channel” të dosjes hetimore të tij. Ai duket e ka ndjerë hetimin që mund të thellohet dhe si me marifet thotë se “jam nënshtetas amerikan..”, pra u ka kujtuar se “nuk me arrestoni dot se jam amerikan”. Mbetet të shikohet nëse mund të arrestohet si shkelës i ligjit shqiptar, apo frika se ka pasaporte amerikane do t’i bëjë ta mbyllin dosjen.

Nëse e gjitha kjo është iniciuar nga policia, kohë më parë, për qëllime politike, siç Gjergj Bojaxhiu akuzon kjo është për të dhënë alarmin. Por milionat nuk janë lëvizur nga qeveria, por nga ai dhe familja e tij, thotë dosja.

Pritet prokuroria të vendosë !

 

Hetimi i skandalit të firmave të karburanteve përfshin edhe emra të mëdhenj si “Petrolifera”, ndërsa fjala kyç, sipas policisë është kompania “Armo”, raporton Top Channel.

Situata bëhet edhe më e komplikuar pasi policia përfshin në hetime si të dyshuara të përfshira në këtë skemë edhe dy kompani të tjera. E para kompania “Everest Oil” është themeluar nga shoqëria “Superba S.R.L”, shoqëri italiane me seli në Napoli më 17 qershor 2014. Kompania emëton kuotat e reja të kompanisë për të cilat është paguar shuma prej 10 mijë dollaresh nga shtetasi Gjergji Bojaxhi, i cili ka qenë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj. Ndërsa në ate 19.12.2014 ortaku, Lumturi Hasanmataj atell aksionet e saj 30 përqind në shumën 26.000 Eurove shtetasit Qazim Qazimi.

Duhet theksuar dhe njëherë që shoqëria ‘Everest Oil’ Sh.a rezulton të ketë atellitë kryesorë, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergj Bojaxhi, (i cilesuar nga hetimi policor si ish-person i ekspozuar politikisht) fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë, bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasanmataj.

Ortaku kryesor i kësaj kompania rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind aksionerëve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitësh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek administrator i saj.

“Po ashtu në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjate viteve 2012-2015 26,083,621 USD (ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera). Ndërsa rreth 100 milion USD janë atellite hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD. Debitimet e llogarisë janë kryesisht për pagesa për kompaninë Sllovake, Eni Slovenija, d.o.o., me të cilën ka lidhur kontrata çdo vit për blerje produkte të naftës. Për këtë kompani janë transferuar fondet prej afro 170,740,000 USD”, thotë policia.

Sipas policisë, “Everest Oil” në datën 22 tetor 2013 ka bërë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për Lockhart Trading Group Inc, përfituesi i transfertës.

Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc”  është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin, pronë e një personi, Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe vendi Cheboksary, Chuvashia Republik, dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetësi ukrainase dhe identifikuar si person i eksopzuar politikisht.

Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

Po ashtu, janë shpërndarë dividentë në shumën mbi 223 milion Lekëve të reja, ndërkohë që shoqëria është kontrolluar nga autoritetet tatimore në vitin 2014 dhe i kanë rezultuar detyrime shtesë + gjobë në shumën 13,559,674 Lekëve.

Hetimet kanë përfshirë edhe pasuritë e Gjergj Bojaxhiut.

“Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria Italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin;  Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha;  Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri; Investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrje kredie bankare duke lënë kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët (jo real)”, shkruhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, “nga deklarimet në ILDKPKI sqarojnë se ka patur burime financiare, por që siç shihet ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë!  Duke qënë se Everest Oil Sha rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milion Lekë, pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lek ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?”

Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.

“Në deklarimet doganore kompania “Everest Oil” ka marrëdhënie tregtare me dy kompanitë “Lab Oil” dhe “Hip Petrol”, të cilat ushtrojnë aktivitetin në Kosovë. Kompania “Lab Oil” është e lidhur me shoqërinë “ARMO”, të cilës i ka dhënë kredi në shuma të konsiderueshme. “Lab Oil”, sipas deklarimeve, ka kredi të konsiderueshme në bankën ‘CREDINS” duke vendosur si kolateral disa prona në Sarandë në emër të shtetasit Raif Gashi”, thotë raporti.

Në lidhje me pikat e tregtimit të karburanteve nën markën “Gulf”; policia zotëron informacion mbi lidhjet e dyshimta të shoqërive që veprojnë në fushën e Hidrokarbureve me grupin “ARMO”.

“Shoqëritë e hidrokarbureve të lidhura me grupin “ARMO” vazhdojnë të marrin kredi pranë bankës CREDINS dhe pse janë evidentuar si kreditore me kredi me problem për mos shlyerje të tyre. Mungesa e monitorimit të këtyre kompanive do të vijonte të lejonte funksionimin e tyre si satelite të njëra-tjetrës, trasferimin e aseteve, kapitaleve nga njëra kompani te tjetra me funksionin e thjeshtë të fshehjes së detyrimeve reale fiskale, si dhe përpjekjen për fshehjen e origjinës dhe destinacionit të aseteve të tyre financiare, tipologji mjaft e njohur dhe në vendet e tjera. Në këtë mënyrë mësohet se këto kompani shmangin sekuestrimin e aseteve”, vijon raporti hetimor i policisë gjyqësore.

Në fund raporti sugjeron:

“Regjistrimin e proçedimit penal për veprat penale “Mashtrimit në Kredi” ; ”Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”; “Fshehje t ë Ardhurave” në bashkëpunim për shtetasit të cilët shërbejnë si administrator të kompanive, parashikuar nga nenet 146, 287, 180 e 25 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorim Detyre”në bashkëpunim nga punonjësit e bankave dhe të tatimeve; parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për verifikimin e faktit në lidhje me rregullsinë e veprimeve nga ana e atministratorëve të shoqërive dhe Punjonjësve të Tatimeve. Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për identifikimin e saktë të gjeneraliteteve të shtetasve dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit me qellim dokumentimin e plote ligjor të këtyre veprave penale”.

Ja reagimi i Gjergji Bojaxhiut:

Gjergji Bojaxhi, i përmendur në raportin e policisë si i dyshuar në skandalin e firmave të karburanteve, ka reaguar duke i cilësuar akuzat si politike.

Bojaxhi citohej në dokumentat e policisë të siguruara ekskluzivisht nga Top Channel si administrator i kompanisë më të madhe importuese në vend.

“Për çerekshekulli, të dy krahët e politikës së vjetër kanë hedhur baltë kundër çdo zëri kritik. Kësaj radhe po e hedhin këtë baltë ndaj meje. Nëqoftë se do të isha përzierë me ato që më akuzojnë, si shtetas amerikan do të kishte qenë shteti amerikan i pari që do të më kishte hetuar”, thotë Bojaxhi.

Sipas Bojaxhi, kjo kastë politike po i jep një mesazh të qartë të gjithë atyre që guxojnë të sfidojnë këtë sistem politik të kapur.

“Sot sulmohem unë, nesër dikush tjetër”, mbyll reagimin e tij Gjergji Bojaxhi.

/ Top Channel

SHKARKO APP