Braimllari: Shqiptarët sot kanë vetëm një mision, të shporrim Edi Ramën!
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një konferencë për mediat nga selia e LSI u bëri apel qytetarëve që sot të marrin pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në orën 18:30 para Kryeministrisë.
Braimllari deklaroi se shqiptarët kanë sot misionin kombëtar për të larguar kryeministrin Edi Rama. “Sot Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët. Që burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit”,- deklaroi Braimllari.
Duke e cilësuar situatën në vend si alarmante, për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve që kërkojnë standarde demokratike, Braimllari u shpreh se sot qytetarët kanë një mision kombëtar. “Ky sharlatan kryeministër që tallet me varfërinë ë njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Të shporrim qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka asnjë kompromis, populli e ka marrë vendimin e tij. Sot të gjithë bashkë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Sonte në ora 18.30 priten zhvillime interesante para kryeministrisë.
Deklarata për media e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari:
“Të nderuar qytetarë
Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit.
Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.
Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.
Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!
Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis.
Populli e ka marrë vendimin e tij.
Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017.
Sot, nesër është vonë!”.