Nishani: Erion Veliaj një sulm me fjalor rrugaçi.Parku te Liqeni të mos preket

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është bashkuar protestuesve te parku i liqenit, që kundërshtojnë ndërtimin e parkut të lodrave. Nishani ka takuar pranë parkut pjesëtarët e shoqërisë civile me të cilët ka biseduar..

Ai ka deklaruar se të prishësh parkun është vandalizëm.

“Vandalizëm të prishësh parkun e vetëm. Lëvizja qytetare shkon përtej parkut. Po nis një lëvizje për emancipim. Tirana po kthehet në një qytet kaosi. Gjelbërimi po i lë vendin betonizimit.  Lëvizja juaj për të ndalur vanzalizmat dhe vandalët, ndaj vazhdoni”, tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të Veliajt teksa tha se “nuk është hera e parë që vandalët më akuzojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sulme me fjalor rrugaçëror. Vila është ndërtuar 60 vjet më parë, nuk është e imja, por e shtetit e popullit. Tirana është kthyer në një qytet kaosi dhe të pabanueshëm. Këta kanë kulturën e makutërisë që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për atdheun, por vetëm kanë marrë prej tij”, tha Nishani.

“Nuk është hera e parë që sulme me fjalor rrugësh i adresohen presidentit. Akuzat vijnë nga njerëz që nuk e njohin shtetin, që s’kanë asnjë kontribut. Nuk i kanë dhënë shtetit, por vetëm i kanë marrë. Detyra e Presidentit është të presë qytetarët për shqetësimin. Ata që shqetësohen për sjelljen time kanë mendje të mbyllur.”  u shpreh presidenti. Propozimin e Erjon Velisë, që kreu i shtetit t’ia falë Bashkisë vilën në Parkun e Liqenit, Nishani e quajti një spekullim.

nishani-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?