Bukuroshja Gugu: I dogja makinën të dashurit,ministrit aktual të Ramës

Pas Xhesika Ndojt ka dalë një tjetër këngëtare e cila rrëfen historitë e saj rozë me politikanët shqiptarë.

Është pikërisht bukuroshja e njohur me emrin e artit Gugu, të cilën e pamë për herë të parë disa javë të shkuara në Zonë e Lirë, ka rrëfyer për revistën “Story” se ndryshe nga Xhesika, ajo e ka përjetuar një romancë me një nga ministrat aktualë. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij. Gugu është ndër vajzat me seksi dhe dinjitozja e kësaj bote të modes dhe si kengëtare.

“Kam djegur makinën e të dashurit, për të cilin mund të them vetëm se është një nga ministrat aktualë. Emrin s’mund ta them, sepse është i martuar dhe s’dua ta shkatërroj karrierën që sapo kam nisur. Nuk jap dot shumë informacione për këtë histori, edhe pse shumë njerëz e dinë çfarë ndodhi para 9 muajsh”, – ka rrëfyer ajo.(syri).

Gugu-kengetarja-biseksuale7.jpg

Pak histori

Vajza 24-vjeçare nga Lezha, e cila ka zgjedhur për emër arti nofkën “Gugu”, po e “tërbon” drejtuesin e emisionit “Zona e Lirë”, Arian Çani.

Gugu aspiron të bëjë karrierë dhe famë si këngëtare, ndërkohë që nuk e ka problem të pranojë se është një femër biseksuale, por një ndër ëndrrat e saj është të bëhet police, bën të ditur SYRI.net.

Ajo karrierën si këngëtare pretendon se e ka filluar që në adoleshencë si pjesëmarrëse në “Top Fest 6”. Por me kalimin e kohës ajo e ka kuptuar, se sa më shumë të zhvishesh, aq më shumë mund të ngjitesh në shkallët e karrierës.

Por edhe pse ka një fytyre që mund të konsiderohet e bukur, nëna natyre nuk i kishte falur një gjoks të bëshëm dhe për këtë arsye ajo zbulon se ka bërë një operacion plastik për ta zmadhuar atë.

Çani, i ngazëllyer për personazhin që ka në studio, shfrytëzon rastin për të nxjerrë ç’të mundet dhe provokon Gugun në lidhje me tendencat e saj seksuale dhe vajza nga Lezha bie në grackë,. Ajo pohon se i pëlqejnë femrat, madje edhe emrin Gugu ia ka ngjitur ish-e dashura, që nuk jeton më.

Por kjo nuk mjafton për Çanin, i cili e pyet nëse është në një lidhje në këto momente dhe me çfarë gjinie. Gugu përgjigjet: “Po, jam në lidhje me një mashkull”, njofton SYRI.net.

“Je biseksuale?”, këmbëngul Çani, “pranoje…!”. “Po…” përgjigjet Gugu.

Drejtuesi i Zonë e lirë e pyet se “a bëhet xheloz i dashuri?”.  Lezhjania pohon: “Po, po, bëhet xheloz, por s’ka ç’bën. Pasi është i detyruar të tregojnë mirëkuptim, pasi kështu jam unë”.

Por përveç se të bëhet e famshme, Gugu ka edhe një ëndërr tjetër: “Dua të bëhem police!”, i thotë ajo Arian Çanit.

Mes të tjerash Gugu në zonë e lirë lançoi edhe një këngë të saj të rrymës tallave. / SYRI.net /

SHKARKO APP