Burime nga Kryesia e Kuvendit: Seanca parlamentare e ditës së sotme do shtyhet për nesër

Sot ishte lajmeruar se do të kishte seancë parlamentare, ku do të votohet edhe kërkesa e SPAK dhe dy variantet e Këshillit të Mandatëve për Belinda Ballukun.

Burime pranë Kryesisë së Kuvendit thanë se nisur nga disa kërkesa deputetësh, të cilët janë edhe besimtarë stoik të fesë myslimane, meqënëse në darkë është Tryeza e Iftarit për Muajin e Bekuar të Ramazanit, i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit zotit Niko Peleshi që të shikojë mundësinë e shtyrjes së seancës së sotme, sepse mund të jetë seancë maratonë.

Mësohet se te kjo kërkesë drejtuar Peleshit është edhe një deputet besimtar i opozitës së bashkuar, i cili më kot e akuzojnë për Gërdecin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime thanë për “KOHA JONE” se kryeparlamentari insiston të mos shtyhet seanca, edhe për të respektuar opozitën, por me sa duket mbizotëron arësyeja se nuk duhet të prishin Muajin e Bekuar të Ramazanit. Deputeti opozitar e ka akuzuar kryetarin e parlamentit se para Muajit të Ramazanit po vë interesat politike të PS, ndaj insiston se nuk duhet të ketë parlament sot, me datë 12 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca po diskutohet të zhvillohet nesër në ora 11.00 ose të hënën ora 09.00, por mundet edhe ditën e martë ora 17.00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?