Burimi sekret: Edhe 35 pyetje të tjera pas përgjigjeve kryeministrore!

Pas autorizimit të Presidentit Meta për të bërë publike pyetjet drejtuar ministrisë së mbrojtjes në lidhje me gjeneral Sandër Lleshin si dhe përgjigjes së kryeministrit Rama drejtuar presidentit datë 12/11/2018 me numër prot.5228/1, mësohet se stafi i presidentit po përgatit edhe 35 pyetje drejtuar për sqarime “shumë shteruese”, kryeministrit dhe ministres së mbrojtjes.

Por ajo që të përshtypje, pa hyrë në detaje, është se kryeministri (mundet pa dashje) ka shkelur Kushtetutën, sepse e pohon edhe vetë se Sandër Lleshi është akoma gjeneral aktiv. Kushtetuta, neni 69, nuk lejon që të zgjidhen deputetë apo ministër (të njëjtat kritere si deputeti), ushtarakët aktivë. Fakti që Sandër Lleshi akoma është ushtarak aktiv, propozimi kryeministror është i pazbatueshëm, ndaj kërkohet zgjidhje kushtetuese. Por që shkohet atje duhet ulja në tryezë e jo me shkresa e letra, mes Presidentit, Kryetarit Parlamentit dhe Kryeministrit. Pa shkelur Kushtetutën!

Arroganca, e askujt, nuk çon në zgjidhje kushtetuese dhe qetësuese për palët.

SHKARKO APP