Buxheti i vitit 2024 miratohet me 73 vota në mes zhurmës, tymit dhe përplasjeve

Siç ishte paralajmëruar sot u zhvillua seanca parlamentare në Kuvend. Mes tensioneve, zhurmës, përplasjeve fizike dhe tymit u miratua projektbuxheti i shtetit për vitin 2024 me 73 vota.

Që në fillim pati përplasje të forta mes Gardës dhe deputetëve të Berishës, të cilët u kontrolluan imtësisht nga Garda që në hyrje. Por përsëri deputeti Flamur Noka ndezi tymçe në sallën e kuvendit. Ndërkohë Berisha fliste live në facebook, kur në gjykatën e posaçme po shqyrtohet masa ndaj tij sepse nuk pranon të paraqitet.

Situata vazhdon të jetë në rrëmujë në sallën e Kuvendit, ndonëse deputetët e mazhorancës janë larguar.

SHKARKO APP