Byroja e Hetimit, Basha: Nuk kemi rënë dakord për variantin e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat paraditen e sotme mbi Byronë e Hetimit, deklaroi se “varianti që është publikuar nga qeveria nuk është ai që jemi dakordësuar, por një tjetër”.

“Rama tha se do priste rekomandimet e Venecias për Byronë e Hetimit, por 4 ditë më vonë ndryshoi mendje. Duhet të pyesni atë pse ndodhi kjo. Partia Demokratike mbështet draftin e ndërkombëtarëve. Nëse mazhoranca e ka këtë vullnet, ne e votojmë që sot. Por nëse nuk merret parasysh rakordimi me partnerët amerikanë dhe Komisionin e Venecias, drafti nuk do të votohet”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se “pika që na ndan është që ky institucion të jetë 100% nën autoritetin e prokurorisë, siç parashikon Kushtetuta dhe siç kemi rakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje kreu i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se për këtë variant kishtë dhënë dakordësinë dhe Partia Demokratike. Ndërsa kryeministri Rama tha se PD duhet të votojë ligjin që kërkoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni dhe:

http://www.kohajone.com/2016/02/10/polemika-per-projektligjin-per-byrone-e-hetimit/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?