“Byroja përjashton deputetët e PD. Balla: S’ka fakte për sharjet e Ramës”

Deputetja e PD-së, Albina Deda tha sot në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, se vendimi i Kuvendit është vetëm për ndëshkimin e deputetëve të PD-së.

“Vendimi i Byrosë është që të dënohen deputetët e PD, por  jo kryeministri. Taulant Balla tha që nuk ka pamje filmike që  vërtetojnë se Rama ka sharë deputetet e PD”,- tha Deda. Partia Socialiste kërkoi përjashtimin me 10 ditë të deputeteve Abjola Halimi, Albina Deda dhe Gent Strazimiri pasi gjuajtën me vezë dhe letër të lagur Kryeministrin Edi Rama në seancën e djeshme.

Ndërkohë deputetja Abjola Halimi u shprehe se në mbledhjen e Byrosë nuk u paraqitën të zbardhura deklaruarat e bëra në seancë.

Vendimi për përjashtimi i deklarua nga deputetët e PD, ndërkohë që vetë Byrja e Kuvendit nuk ka njoftuar ende për masat e marra.

SHKARKO APP