Ça bën kjo OSHEE që e fik e ndez energjinë elektrike 27 herë në një orë duke djegur kompjutera, UPS, frigoriferë, etj?!

Që OSHEE të fik derën këtë e dijnë mirë shqiptarët, por që edhe në mes të kryeqytetit, Tiranë, të fik e ndez energjinë elektrike 27 herë në një orë, kjo nuk është parë.

Në zonën e rrugës “Sami Frasheri, te pallatet e Aviacionit të Vjetër nr.2, ku janë me qindra familje dhe biznese, OSHEE ditën e sotme ka fikur dhe ndezur energjinë si të ishte në një mot me fortunë dhe erë të fortë në fshatrat malore, ku acari këput tela dhe lë pa drita.

Banorët dhe bizneset ankohen, por asnjeri nuk dëgjon në OSHEE!

Nëse një ditë kalon pa paguar një familje energjinë elektrike shkon elektricisti dhe të lë pa drita. Por kur OSHEE të djeg kompjutera, UPS ne zyrat e bizneseve apo frigorifera në shtëpitë e qytetarëve, asnjeri nuk përgjigjet.

Ose përgjigjen duke të lenë pa drita në mes të Tiranës dhe në mes të verës.

SHKARKO APP