Çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet sot dhe të kërkojë kuponin tatimor

“Jo vetëm masë për biznesin, por edhe ndëshkim të madh për punonjësit e tatimeve dhe doganave që mbështesin informalitetin” – kështu e filloi fushatën kundër informalitetit qeveria nëpërmjet ministrit të atëhershëm të financave Shkëlqim Cani. U arritën disa rezultate të pjesshme, dhe mesa duket qeveria është e kënaqur me këto rezultate, pasi u bë një kohë e gjatë që nuk ka më aksione për identifikimin e bizneseve që nuk ofrojnë faturë tatimore, ose janë përqëndruar tek shitësit ambulante.

Por cfarë ndodh ndërkohë? Informaliteti jo vetëm që nuk është pakësuar, por pushimi së funksionuari i fushatës kundër ekonomisë informale duket sikur na ka kthyer aty ku ishim përpara se ajo të ndërmerrej. Më e keqja është që duket ta kemi kaluar atë nivel, dhe të kemi thelluar më tej raportin ekonomi formale dhe informale.

Me një sy të përgjithshëm duket sikur informaliteti është shtuar. Në pothuaj të gjitha dyqanet e fruta-perimeve që ndodhen në zonat e banuara përreth pallateve, apo në rrugët kryesore të Tiranës, të bie në sy që nuk askush prej atyre që shërbejnë as që tenton që të të ofrojë një faturë tatimore.

Të bie në sy që në të gjitha këto pika shitje sheh njerëz që blejnë fruta-perime, bylmet, mish e gjithçka tjetër qofshin këto, produkte të lira, produkte të shtrenjta, si vendase ashtu edhe të importit dhe askush as nuk tenton që ti kërkojë pronarëve të dyqaneve faturë tatimore. Kur ndonjëri që padashje bën pyetjen: Po faturën nuk do ma japësh?- përgjigja që marrin është, po çfarë fature se mezi po mbajmë frymën.

Sipas shifrave të ofruara nga Banka Botërore, zyra për Shqipërinë rezulton se ekonomia informale në vend përben rreth 60% të saj. Kjo është një shifër alarmante dhe një tregues i mungesës së investimeve të huaja apo vendase.

kupon-tatiomr-c1200x600

Ka ardhur koha që qeveria ti kthehet edhe njëherë informalitetit, por tashmë jo në formën e një fushate, por të një reforme të thellë dhe afatgjatë që të përfshijë të gjitha strukturat administrative, shoqërinë civile, konsumatorin dhe vetë tregtarët.

Kjo reformë nuk duhet të përfshijë vetëm masa ndëshkuese por duhet që në fillim të vijë si një proces i natyrshëm ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët. Ka ardhur koha që të futet fryma e konkurrueshmërisë për ato biznese që presin numrin më të madh të kuponave në rang vendi, të ketë lehtësira për ato biznese që lehtësojnë barrën fiskale të shtetit duke ofruar kuponin tatimor, të ndërgjegjësohen dhe të trajnohen punonjësit e tatimeve dhe të doganave për mënyrën e komunkimit me palët e interesuara, për mënyrën e marrjes së informacionit etj.

Gjithësecili duke paguar kuponin tatimor, ndihmon jo vetëm shtetin por edhe veten sepse më shumë të ardhura në buxhet do të thotë më shumë investime për shkolla, kopshte, rrugë, ujësjellës, kanalizime etj.Kërkoni kuponin tatimor ose refuzoni të paguani nëse ky kupon nuk ju ofrohet nga shitësit apo pronarët e dyqaneve. Ndërgjegjësimi është vetëm një hap, por mjaft i rëndësishëm në kthimin e ekonomisë nga informale në formale.

kasa-1-640x340

 

SHKARKO APP