Çfarë është sistemi “havala” që përdorin grupet kriminale të drogës?

Sipas hetimeve të deritanishme, paratë e futura në Shqipëri në qindra raste gjatë viteve të fundit kanë si burim trafikun e drogës në Zvicër (por jo vetëm Zvicrën), ku po hetohen edhe persona të tjerë të përfshirë.

Në këtë skemë dyshohet se është përdorur edhe sistemi informal i transferimit të parave, i njohur si “hawala”, i cili lejon lëvizjen e shumave të mëdha jashtë sistemit bankar, pa gjurmë dhe pa dokumentacion zyrtar.

Çfarë është “hawala”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Hawala është një rrjet alternativ për transferimin e parave, bazuar në besim mes palëve, ku nuk ka lëvizje fizike të parave dhe as regjistrim të transaksioneve. Një agjent në një vend pranon shumën dhe njofton një tjetër në destinacion për ta dorëzuar paratë. Më pas ata rregullojnë llogaritë mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfitimet e sistemit janë: shpejtësia, tarifat e ulëta, diskrecioni dhe qasja për komunitete pa akses në banka. Por për këto arsye, hawala është mjet i përdorur gjerësisht për pastrim parash, trafik dhe financim të paligjshëm, ndaj dhe është nën monitorim të rreptë nga autoritetet ndërkombëtare.

Balanca mes nevojës dhe rrezikut

Hawala mbetet një fenomen i veçantë që bashkon traditën me funksionalitetin, por në duar të gabuara, shndërrohet në kanal të rrezikshëm për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Në këtë rast, përdorimi i tij për të futur të ardhura të dyshuara kriminale nga jashtë, nxjerr në pah nevojën për kontroll më të rreptë financiar dhe hetim ndërkombëtar të rrjeteve të informalitetit monetar.

SPAK ka pajisje të fuqishme për “havala”

SPAK dhe BKH ka çdo mjet të prodhimit të fundit të sjella nga FBI për gjurmimin e “havala”.

Ndaj po bien në rrjetën e SPAK dhe BKH shumë grupe kriminale.

Mësohet se janë nën hetim dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?