Çfarë “opozitë” llumi në Parlamentin e sotëm! Votoi si PS-ja pro Rezolutës

Njerëzit që morën mandatet që dogji PD dhe LSI, si akt reagimi ndaj qeverisë “Rama”, kishin sot një mundësi të artë për të rrëzuar çdo akuzë dhe sulm ndaj tyre. Ata mund t’u thoshin shqiptarëve se i morën mandatet për t’i shërbyer demokracisë dhe jo për të degjeneruar totalisht bashkë me qeverinë “Rama”, por sot dolën se ishin një llum dinjiteti e kulture.

Ata votuan pro Rezolutës politike të PS.

VOTIMI PËR REZOLUTËN

Pro:100, Kundër:7, Abstenim:2, s’kanë marrë pjesë në votim: 1.

Rudina Hajdari, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni, Ligoraq Karamelo, Selami Jenisheri , Myslim Murrizi e shumë të tjerë humbën mundësinë, në mos të ishin opozita, të paktën të ishin qytetarë të lirë. Me ndonjë përjashtim të vogël, të gjitha prurjet e reja në Kuvend treguan se janë në ato karrige për pazare personale.

Në fjalimet e tyre, akti i Presidentit të Republikës sulmohej njëlloj si Edi Rama. Tentativa e kreut të shtetit për të mos destabilizuar vendin dhe për të shmangur viktimat, etiketohej nga “opozitarët” njëlloj me gjuhën e Elisa Spiropalit. Përpjekja e Presidentit për të zgjidhur krizën më të rëndë politike me dialog, u përqesh me fjalorin idiot dhe pa sens të Taulant Ballës. Nëse ndokush kishte dyshime se deputetët e rinj udhëzoheshin për fjalimet  dhe qëndrimet e tyre nga Taulant Balla, një foto e shkrepur në barin e Kuvendit gjatë seancës, tregon se Sekretari i PS-së ka nën kontroll edhe gjithë deputetët e rinj të Kuvendit.

Ja shikoni nga foto se sa me pasion e ndjekin Taulant Ballën dhe si bashkëpunojnë me të për të mbledhur vota nga “opozita”.

Foto e shkrepur sot në kafen e parlamentit, kur foli Edi Rama kundër Presidentit

Opozita nuk është vetëm te siglat e partive, por është nocion mbi të gjitha qytetar. Çdo njeri që nuk ka interesa ekonomike direkte me Rilindjen e kupton se ajo çfarë po bën Edi Rama është zbatim i ligjit, por çmenduri me kosto të rëndë për Shqipërinë. Një qytetar normal, a më tepër këta që thonë se do të jenë zëri i opozitës së re në Kuvend, sot nuk do rreshtoheshin tek lëpirërsit e pushtetit të Edi Ramës. Nuk do rreshtoheshin jo sepse diskutohet shkarkimi i Ilir Metës, por sepse sot ishin dëshmitarë okularë dhe autorë të një grushti shteti dhe vrasjes së institucioneve.

Pavarësisht gabimeve politike, çdo deputet i ardhur nga listat e opozitës që ishte në atë sallë duhet të tregonte se ishte aty për të mbrojtur qytetarët që nuk mendojnë si Rama dhe PS. Por me qëndrimet e tyre ia kaluan edhe deputetëve të PS, duke dhënë shfaqen më të shëmtuar politike.

Por tek e fundit askush nuk priste ndryshe. Në Kuvend hynë për të mbajtur në këmbë regjimin e Ramës dhe sot na provuan se ky është i vetmi qëllim politik i tyre. Të gjithë e dinim që nuk ishin deputetë të opozitës, por tashmë kuptuam se nuk janë as qytetarë të lirë në vendimet që marrin. Janë disa emra më shumë në llumin e njerëzve që po shkatërrojnë përfundimisht demokracinë.

Këta “opozitarët” e rinjë si deputetë, me për pak përjashtime, janë një llum i vertetë.

LEXONI EDHE…

SHKARKO APP