Çfarë po ndodh në kupolën e PS, në fundjavë?
Kryeministri ka paralajmëruar ndryshime në kabinet, bile ka lenë të kuptohet në mënyrë rrënjësore, duke prekur edhe dikastere të rëndësishme. Pak a shumë këtë shkroi dje edhe Sokol Balla, i cili njihet për lidhjet miqësore me Edi Ramën.
“Shuplaka”, të cilën Rama përmendi para disa ditësh se ia dhanë studentët protesutes, ishte dajak për qeverinë e tij, aqsa janë lëkundur themelet e ndërtesës në PS. Tashmë ndryshimet po konturohen në mendjen e kryeministrit, ndonëse ndër radhët e deputetëve të PS ka filluar etja për karrige ministrore. Të gjithë presin se cili apo cila do të ngjitet në podiumin e qeverisë në sallën e Kuvendit. Edhe ministri Majko shikon herë pas here veten kryeministër, pasi e pranon opozita.
Mësohet se dy ministra nuk i kanë pranuar kryeministrit t’i largojë, ku njeri ka lenë të kuptohet se çka bërë e ka firmosur me urdhër të kryeministrit, kurse tjetri ka kërcënuar se nuk “mund të tallesh duke me hequr nga një ministri në tjetrën”.
Në opozitë janë të vendosur se për sa kohë që Edi Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër nuk ka qetësi dhe stabilitet në vend, bile thonë se protestat do jenë më radikale me fillimin e Vitit të Ri 2019.