Çfarë pritje prej Sulltani, Edi Ramës, në Turqi!

Ankara, Turqi – Ceremonia Zyrtare e mikpritjes së Delegacionit Shqiptar, kryesuar nga kryeministri Edi Rama në Kompleksin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Një pritje madheshtore e kryeministrit shqiptar nga ana e presidentit turk.

Pas vizitës në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë, kryeministri Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjenda: Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoganit dhe Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi- Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

“Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?