Çiltërsia e Rea Xhillarit dhe dashakeqësia e mediave online për fotot
Kërsheria për shtëpinë e kryeministrit Rama natyrisht që prek gjithëkënd. Mbetet kuriozitet i pranueshëm. Vajza e kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga mjediset e shtepise.
Por fotot e Reas ne “Instagram” krijojne idenë se bëhet fjalë për të. Rama gjithmonë e ka përshkruar shtëpinë e tij si të thjeshtë, të pa suvatuar dhe me shumë punime druri e dritare te mëdha. A duket kështu shtëpia e Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri. Por dijme se Rama ka shije ne cdo perzgjedhje. Edi Rama dhe Linda e kanë deklaruar shtëpinë në ILKDI, sipas ligjit. Kur ndërtohej kishte foto nga larg si një bunker modern sipas filozofisë surrealiste të Edi Ramës, por nga brenda nuk dihet se si është mobiluar, ndonëse shijet e Lindës dhe arti i Edit mund të kenë thurur diçka mbresëlënëse.
Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama ka publikuar disa foto në “Story” në Instagram të një ndërtese, e cila nga përshkrimi është mjaft e ngjashme me shtëpinë e Kryeministrit në Surrel. Rea mbetet një profesioniste e nivelit të lartë në fushën e saj ku është diplomuar, por postimi i fotove nga ajo është intërpretuar në mënyra dashakeqe nga mediat online. Në fund të fundit, nëse janë pamje nga shpia e kryeministrit, tregon se nuk paska atë luks që thuhet. Nuk duket ndonje luks sic kemi pare te shtepite apo vilat e deputeteve te PS dhe PD. Natyrisht lulet nuk kushtojnë. E pse gjithë ai mllef online? Apo nuk duhet te jetoje edhe kryeministri ne nje shtepi normale?
(Marrë nga www.albanianews1.al)
http://albanianews1.al/ciltersia-e-rea-xhillarit-dhe-dashakeqesia-e-mediave-online/