Çim Peka i drejtohet Berishës: A ka ardhur koha që Ju dhe Rama të ikni?
Në emisionin e gazetarit të njohur Çim Peka është Sali Berisha. Në një moment Peka e pyeti direkt dhe papritur ish-kryeministrin: A ka ardhur koha që Ju dhe Rama të ikni? Pra që ky tranzicion 34 vjeçar të mbyllet njëherë e mirë. Berisha heshti derisa e mori disi veten nga pyetja dërmuese dhe me pas tha: JO!
Pra theksoi se do të jetë prapë në politikë sepse misioni i tij nuk ka mbaruar derisa të rrëzojë kryeministrin Rama.
Ndërsa i pyetur nëse Ilir Meta do të jetë në listën e PD si kandidat për deputet Berisha u përgjigj: “Nuk ka mëdyshje që ai do jetë në listat e fitores dhe të opozitës nëse partia e tij vjen në koalicion, përndryshe jemi aleat”. Pra e thënë ndryshe Berisha la të hapur kandidimin e Metës te lista e PD vetëm me kushtin që PL të futet te lista e demokratëve dhe jo të kandidojë veçmas me emrat e partisë së tij.