Çmimi i ujit, LSI: Të plotësohen tre kushtet. Jemi kundër çdo koncesoni

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur tre kushte lidhur me propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%. Përmes një deklarate për mediat, këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tirës, Erjona Bixha, u shpreh se tre kushtet e LSI janë të panegociueshme dhe mosplotësimi i tyre, do bëjë që të mos bëhet pjesë e vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak.

“LSI do t’i qëndrojë fort idesë që çështja e ujit nuk mund të mbetet peng i interesave të vogla, të një biznesi të lidhur me politikën apo të një partie politike. Ne jemi të prerë në qëndrimin tonë që është në mbështetje të interesit të qytetarëve. Për këtë qëllim, vota jonë në Këshill do jetë sipas këtyre pikave: ndërprerja e lidhjeve të paligjshme dhe favorizimi që u bëhet disa bizneseve; të përjashtohen nga vendimi të gjitha familjet me ndihmë ekonomike si dhe familjet e pensionistëve; çmime të diferencuara për bizneset; fabrikat e birrave, pijeve freskuese, alkoolike, qumështit, mishit, apo hotelet, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafene apo zyra e shërbimit me më pak se 5 punonjës”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, LSI u shpreh kategorikisht kundër propozimit të Bashkisë për dhënien me koncesion të ndërtimit të 17 shkollave në kryeqytet.

“Për shkollat jemi kundër koncesioneve. Nëse këto propozime, nuk merren parasysh, LSI s’do jetë pjesë e vendimmarrjes sot në Këshillin Bashkiak”, deklaroi më tej anëtarja e LSI në Këshillin Bashkiak, Erjona Bixha.

Nëse këshilltarët e LSI-së nuk votojnë propozimi i Bashkisë së Tiranës nuk miratohet. Ndërkohë, Këshilltarët e PD-së kanë deklaruar votën kundër në mbledhjen që pritet të mbahet ditën e sotme. Bashkia e Tiranës ka paraqitur një projekt për rritjen e çmimit. Sipas Bashkisë vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet furnizimi me ujë 24 orë në ditë në kryeqytet, si dhe mund të bëhen investime në rrjetin e amortizuar të ujësjellësit.

DEKLARATA E PLOTË E KËSHILLTARES SË LSI

Me angazhimin e pergjegjshem e te pa ndryshueshem ne mbrojtje te interest te qytetareve,
Me vendosmerine per te qene zedhenes te interesit publik dhe ne koherence me qendrimin e LSI-se si force politike konstruktive;
Per te garantuar nje vendimmarrje te drejte, ligjore e transparente dhe funksionale;
Grupi i keshilltareve te LSI do te vazhdoje ti qendroje fort idese se ceshtja e cmimit te ujit te pijshem ne Tirane nuk mund te mbetet peng i interesave te vogla apo te medha te asnje individi, bisnesi te lidhur me politiken apo qofte edhe e ndonje partie politike. Ne jemi te qarte dhe te prere ne qendrimin tone qe eshte kryekeput ne mbeshtetje te interesit te qytetareve te Tiranes. Per kete e kushtezojme voten tone me keto pika:

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.

Nese keto propozime te LSI-se nuk reflektohen ne projektvendimin e mbledhjes se keshillit bashkiak, grupi i keshilltareve te LSI-se ne keshillin bashkiak te bashkise se Tiranes, nuk do te jete pjese e vendimmarrjes ne dem te interesit te qytetareve te Tiranes!

LEXONI EDHE:

Veliaj: Ja si do ta bëjmë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm

Tirana 24 orë ujë, Mazniku: 220 milionë euro investime në 5 vite

LSI kundër rritjes së çmimit. Kryemadhi: Kjo është opozita e vërtetë

Basha: Rritja e çmimit të ujit,  veprim kriminal ndaj qytetarëve

Basha, opozitë kryeministrit Edi Rama apo vetëm kryebashiakut Veliaj?

SHKARKO APP